Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-,së Doarsa Kica-Xhelili e cila ditë më parë deklaronte se kryeministër i ardhshëm do të jetë Lumir Abdixhiku, sonte reagoi sërish.
Anëtarja e kryesisë së LDK-së shprehu mbështetjen e plotë për liderin e partisë, pavarësisht rezultatin të sotëm zgjedhor.
“Lideri ynë-Dyfishoi partinë; riktheu besimin; përfaqësoi pragmatizmin politik; dhe për asnjë moment, asnjë, nuk ra pre e provokimeve, diskursit përçarës e vnerit politik.
Këtu na ke, kryetar, të rreshtuar si ditën e parë” shkruan Kica-Xhelili në reagim.