Deputeti kanadez Kyle Seeback ka uruar 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosova gjatë një fjalimi në Parlamentin e Kanadasë.
Ai theksoi se Kanadaja ishte ndër shtetet e para që e njohu pavarësinë e Kosovës, duke shprehur krenarinë e tij për këtë fakt.
“Javën tjetër Kosova do të festojë 18-vjetorin e Pavarësisë. Jam i lumtur si kanadez që ishim ndër shtetet e para që e kemi njohur pavarësinë e Kosovës. Gruaja ime është nga Kosova dhe ne kalojmë kohë atje në pushime, shijojmë ushqime shumë të mira dhe mësova shumë për kulturën e pasur të tyre. Kosovarët janë krenarë me vendin e tyre. Kam edhe një këshillë, nëse jeni në Kosovë duhet ta shijoni makiaton më të mirë që e kam pirë në jetën time, në Rahovec. Djali im Ëilliams Kastriot është emëruar pas njeriut që përfaqësoi guximin dhe pavarësinë”, është shprehur Kyle Seeback, transmeton Klankosova.tv
Seeback bëri të ditur se djali i tij mban emrin e dytë Kastriot.
Në fund të fjalimit, deputeti Seeback uroi në gjuhën shqipe: “Urime Dita e Pavarësisë”.
Kujtojmë se Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008, ndërsa Kanadaja ishte një nga vendet që e njohu shtetin e ri në ditët e para pas shpalljes. /Klankosova.tv
https://www.facebook.com/share/r/1D2Pxsr64f/?mibextid=wwXIfr














