Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

DnV për moscertifikimin e kandidatëve të LS: Përvoja e deritanishme tregon se vendime të tilla anulohen ose ndryshohen nga instancat e larta

11/12/2025 - 10:57
në Lajme
A A
DnV për moscertifikimin e kandidatëve të LS: Përvoja e deritanishme tregon se vendime të tilla anulohen ose ndryshohen nga instancat e larta
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Demokracia në Veprim ka reaguar pas moscertifikimit të kandidatëve të Listës Serbe për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Ata thonë se procesi i certifikimit është fazë procedurale e qartë dhe që nuk duhet të bazohet në interpretime apo vendimmarrje të motivuara politikisht.

“Demokracia në Veprim shpreh shqetësimin për vendimin e sotëm të KQZ-së për të mos certifikuar kandidatët e Listës Serbe, pavarësisht se ata kanë kaluar verifikimet ligjore nga institucionet kompetente. Procesi i certifikimit është një fazë procedurale e qartë dhe e përcaktuar, e cila duhet të bazohet në kriteret ligjore dhe praktikat e konsoliduara të administrimit të zgjedhjeve, jo në interpretime apo vendimmarrje të motivuara politikisht.”

DnV thotë se vendimet e tilla anulohen ose ndryshohen nga instancat e larta.

“DnV vlerëson se ky është tashmë rasti i disatë ku KQZ-ja devijon nga praktikat e mëparshme dhe nga vendimet e PZAP-së dhe Gjykatës Supreme. Përvoja e deritanishme tregon se vendime të tilla, brenda pak ditësh, zakonisht anulohen ose ndryshohen nga instancat e larta të ankesave, duke krijuar vonesa të panevojshme dhe minuar besimin në administrimin zgjedhor.”

“Kompetencën për të verifikuar kandidatët nëse kanë plotësuar kushtet apo nuk i kanë plotësuar sipas Ligjit, e ka vetëm Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontroll financiar të subjektiveve politike. Sipas neni 27 i Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, Zyra i rekomandon KQZ-së për ose kundër certifikimit. Zyra këtë veprim e ndërmerr pasi që ka shqyrton listat e kandidatëve. Sipas Ligjit, kompetenca e KQZ-së në këtë rast është vetëm formale për ta votuar dhe miratuar vendimin e një trupe profesionale të KQZ-së. Për më tepër, sipas nenit 30 të ligjit, përshtatshmëria juridike e kandidatëve vlerësohet vetëm mbi bazën e vlerësimeve të institucioneve relevante, filtër ky i përmbushur nga kandidatët e subjektit në fjalë.”

“DnV rikujton se administrimi zgjedhor kërkon vendimmarrje profesionale, të pavarur dhe në pajtim me ligjin, dhe u bën thirrje anëtarëve të KQZ-së, që të shmangin abstenimet dhe vendimmarrjet e tilla, por të sigurojnë që proceset zgjedhore të mos dëmtohen nga vendime që tejkalojnë kompetencat ligjore ose praktikën e deritanishme.”

JU REKOMANDOJMË

Ambasada gjermane: Moscertifikimi i kandidatëve të Listës Serbe dëmton imazhin e Kosovës dhe rrugën e integrimit
Kryesore

Ambasada gjermane: Moscertifikimi i kandidatëve të Listës Serbe dëmton imazhin e Kosovës dhe rrugën e integrimit

11/12/2025 - 11:57
Terras: Kontingjenti gjerman i KFOR’it më njoftoi për sigurinë në Kosovë, këto vlerësime janë vitale për stabilitetin
Kryesore

Terras: Kontingjenti gjerman i KFOR’it më njoftoi për sigurinë në Kosovë, këto vlerësime janë vitale për stabilitetin

11/12/2025 - 11:30
Isni Kilaj arrin në shtëpi pasi u lirua me kusht nga Gjykata Speciale, djali i tij e publikon fotografinë
Lajme

Isni Kilaj arrin në shtëpi pasi u lirua me kusht nga Gjykata Speciale, djali i tij e publikon fotografinë

11/12/2025 - 11:21
Duda Balje kundër kandidaturës së Ena Kada Krasniqit për vendin e rezervuar të komunitetit boshnjak
Lajme

Duda Balje kundër kandidaturës së Ena Kada Krasniqit për vendin e rezervuar të komunitetit boshnjak

11/12/2025 - 10:51
“Kam marrë një mesazh nga Moska”, Vuçiq e vë në siklet presidenten e KE-së: Prit derisa të largohen kamerat
Lajme

“Kam marrë një mesazh nga Moska”, Vuçiq e vë në siklet presidenten e KE-së: Prit derisa të largohen kamerat

11/12/2025 - 10:42
Nis regjistrimi për votim të personave me nevoja të veçanta
Kryesore

Nis regjistrimi për votim të personave me nevoja të veçanta

11/12/2025 - 10:20

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Qeveria Kurti pritet të ekzekutojë para zgjedhjeve pagën e 13-të për punonjësit e shtetit

    Ekskluzive: Qeveria Kurti pritet të ekzekutojë para zgjedhjeve pagën e 13-të për punonjësit e shtetit

    455 Shpërndaje
    Shpërndaje 182 Tweet 114
  • Reagon me plotë mllef Hekuran Murati, thotë se paga e 13-të është paraparë vetëm për vitin e ardhshëm

    164 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 41
  • Skandal/Kajtazi publikon e-mailet: Ja “sekretet” shtetërore të Rozeta Hajdarit

    145 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Analfabetizmi në aksion: Asamblistja e LDK-së në Prishtinë, Jeta Rafuna Hasani, nuk di ta shkruajë as emrin e vet pa gabime – synon të bëhet deputete

    160 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Fadil Geci merr mbështetje në Mitrovicë nga veprimtarë e aktivistë të LDK-së

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë