Gazetari Baton Haxhiu thotë se lideri i LDK’së, Lumir Abdixhiku në fjalimin e tij në hapjen e fushatës elektorale i është përgjigjur një debati të munguar të një njeriu që nuk ka ofertë, pra kryeministrit Albin Kurti.
Haxhiu në emisionin ‘Pressing’ në T7 thotë se Abdixhiku i tha Kurtit se për të bëmat e tij të këqija do të dënohesh cep më cep.
“Në fjalimin e tij nuk përmendi asgjë, përvec ‘Cep më cep’. Shikone fjalimin e Memli Krasniqit dhe Lumir Abdixhikut, i cili ky i fundit po të ishte në debat këtu, krejt retorika e tij ishte saktësume kundër tij për të bëmat 4 vjeqare që nuk hyjnë brenda funksionit të jetës së qytetarit. Shikojeni fjalimin për korrupsionin, dhe përgjigjen e tij që ‘do të dënohesh cep më cep’ për të gjitha bëmat e këqija që i ke bo. Abdixhiku sot iu ka përgjigj një debati të munguar të një njeriu që nuk ka ofertë, e as rezultat për 5 vjeqaren e tij qeverisës. Fjalim i strukturuar, LDK’ist, politik dhe përgjigje ndaj pushtetit”, tha Haxhiu.