Akademiku dhe ish-Kryeparlamentari i Kosovës, Nexhat Daci, ka vdekur sot në moshën 81-vjeçare.
Në rrjete sociale po qarkullon një intervistë e tij e para rreth një dekkade e dhënë për emisionin “Personale”, ku ai fliste për Vetëvendosjen.
Daci, edhe pse potenconte se gjithmonë kishte pasë problem dhe vështirësi ta kuptonte LVV-në, pak vite para se partia e Kurtit të merrte pushtetin në Kosovë, vlerësonte se me ardhjen e VV-së në pushtet do të shtohej dinjiteti kombëtar i Kosovës, që ai cilësonte se ishte nëpërkëmbur dhe se do të fitohej siguria se s’do të ketë keqpërdorime, shkruan Reporteri.net.











