Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Do t’i takoj veç e veç”, Osmani konfirmon rezultatin e bisedimeve me katër liderët

15/05/2025 - 16:01
në Kryesore, Lajme
A A
Osmani uron Ditën e Forcës: Heronjve dhe dëshmorëve që hodhën themelet e Ushtrisë, u takon lavdia e përjetshme
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Vjosa Osmani ka konfirmuar se takimi i përbashkët me liderët e katër partive shqiptare parlamanetare që kishte për qëllim arritjen e një pajtueshmërie për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, nuk ka rezultuar i suksesshëm.

Presidentja, e cila ishte nikoqire e një takimi me katër liderët e partive politike parlamentare të enjten, tha se liderët kishin qëndrime të ndryshme.

Në një konferencë për media, Osmani e vlerësoi qasjen e liderëve të partive politike, Albin Kurtit të LVV-së, Memli Krasniqit të PDK-së, Lumir Abdixhikut të LDK-së dhe Ramush Haradinajt të AAK-së, ndonëse nuk u arrit marrëveshje mes tyre për zgjidhjen e ngërçit politik.

“Sot me liderët e partive kryesore në vend. Siç e dini sot bëhet një muaj nga seanca e parë e Kuvendit të Kosovës, të cilën e kam ftuar me 15 prill në përputhje me kompetencat kushtetuese, por fatkeqësisht as pas 6 përpjekjesh nuk ka pasur rezultat në konstituimin e Kuvendit”, tha Osmani.

Osmani tha se moskonstituimi i Kuvendit i dëmton më së shumti qytetarët e vendit.

“Moskonsitutimi i kuvendit mund t’i duket dikujt se dëmton vetëm politikanë apo parti të caktuara, por megjithatë kjo i dëmton të gjithë qytetarët tanë pa dallim”, tha ajo.

“Kushtetua e Kosovës, ndër parimet themelore parasheh se parimi i ndarjes së pushteteve apo parimi i kontrollit dhe balancit është një ndër vlerat apo parakushtet e funksionimit kushtetues të institucioneve. Dhe, një ndër shtyllat që parashihet aty është edhe legjislativi. Me situatën aktuale po rrezikohet ky parim kushtetues. Prandaj, i kam inkurajuar liderët e partive politike që në funksion të realizimit të këtij parimi kushtetues, të gjejnë zgjidhjen e përbashkët për konstituimin e Kuvendit”.

Osmani paralajmëroi takime veç e veç me secilin prej katër liderëve të cilët i priti sot në takim të përbashkët.

“Më lejoni të sqaroj se ky është vetëm takimi i parë dhe nëse shihet e nevojshme nga java tjetër do t’i takojë edhe liderët e partive individualisht”, tha Osmani.

Ajo tha se këto nuk janë diskutime për themelimin e qeverisë, pasi siç tha shefja e shtetit, kjo është kompetencë e partive politike.

JU REKOMANDOJMË

Arrestohet Astrit Isufi, i dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve në Malishevë
Kryesore

Gjendet pa shenja jete një burrë në Mitrovicë, policia jep detajet

27/12/2025 - 09:04
Vetura ishte vjedhur pa e ditur pronari – FIAT Punto gjendet në Mitrovicë, policia njofton pronarin
Kryesore

Vetura ishte vjedhur pa e ditur pronari – FIAT Punto gjendet në Mitrovicë, policia njofton pronarin

27/12/2025 - 08:50
Me sëpatë në objektin e Komunës së Shtimes: Kanos punonjësit dhe dëmton sportelin, i dyshuari ndalohet 48 orë
Lajme

Me sëpatë në objektin e Komunës së Shtimes: Kanos punonjësit dhe dëmton sportelin, i dyshuari ndalohet 48 orë

27/12/2025 - 08:25
Parashikimi i motit për nesër dhe ditën e zgjedhjeve
Lajme

Parashikimi i motit për nesër dhe ditën e zgjedhjeve

26/12/2025 - 23:05
Armatosja e Kosovës, ish-komandanti i Forcave Detare shqiptare: Banjska ndryshoi krejt skemën e sigurisë
Kryesore

Armatosja e Kosovës, ish-komandanti i Forcave Detare shqiptare: Banjska ndryshoi krejt skemën e sigurisë

26/12/2025 - 22:47
Komuna e Prishtinës njofton se Ministria e Financave ka lansuar sistemin e ri të tatimit në pronë
Lajme

Përparim Rama për Albin Kurtin: Ideologjia e tij është 120 vjet e vjetër

26/12/2025 - 22:15

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • RTK-ja obligohet të paguajë mbi 790 mijë euro për kontratën e shkëputur “Kush do të bëhet Milioner”

    RTK-ja obligohet të paguajë mbi 790 mijë euro për kontratën e shkëputur “Kush do të bëhet Milioner”

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këngëtari mitrovicas i reagon ashpër Kurtit: Popull hapi syt, këto 100 euro janë ryshfet politik, kjo është anarki

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Rrahu gruan e dytë, aktakuzë ndaj hoxhës Behar Mjekiqi – detaje nga dosja e Prokurorisë

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Pas suksesit të kompleksit AMINA, Ariani Company vjen me projektin e ri AMINA 2 në Mitrovicë

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Arrestohet për vjedhje milionëshe vëllai i këshilltares së Albulena Haxhiut

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë