Nga Sllovenia drejt Hagës me autobus është nisur Egzon Shabani bashkë me punëtorët e kompanisë së tij.
Në një lidhje direkte nga autobusi rrugës për në Hagë, ai ka treguar se bashkë me të ka edhe veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Shabani poashtu tha se nëse ka nevojë, do t’i vendosin edhe tendat për ish-krerët e UÇK-së të cilët po mbahen padrejtësisht në Hagë.
“Në autobus jemi. Jemi nisur nga Sllovenia, 1500 kilometra larg nga këtu, me vullnetin më të madh. Në krahasim me vullnetin,organizimi ka qenë i lehtë. Kanë bërë shumë ata për neve gjatë luftës. Në mesin e protestuesve me mua, ka edhe veteranë. Përveç shoferëve, të gjithë jemi shqiptarë. Të lirohen dhe të mos kemi nevojë më të protestojmë. Nëse ka nevojë, do t’i vendosim edhe tendat derisa të lirohen ata”, tha ai në “Weekend” në Klan Kosova.