Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dokumente hetimore zbulojnë rolin e fshehtë të AKI-së në aferën e Rezervave Shtetërore

12/11/2025 - 13:22
në Kryesore, Lajme
A A
Dokumente hetimore zbulojnë rolin e fshehtë të AKI-së në aferën e Rezervave Shtetërore
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shërbimi sekret shtetëror është implikuar në rastin e Rezervave Shtetërore, sipas dokumenteve hetimore të rastit. Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) u ka rekomanduar zyrtarëve të AKI-së që kontratat për Rezervat Shtetërore të klasifikoheshin si sekrete, ndonëse Ligji parasheh blerjen e çdo artikulli të rezervave përmes procedurës së hapur të tenderimit.

Të martën, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për keqpërdorim të detyrës dhe zbulim të fshehtësisë zyrtare ndaj ministres Hajdari, ish-zëvendëssekretarit, Irfan Lipovica dhe drejtorit të Departamentit për Rezerva Shtetërore, Hafiz Gara,

Dosja të cilën e ka siguruar Paparaci dëshmon mënyrën e organizimit dhe procesit të kundërligjshëm për blerjen e Rezervave Shtetërore.

Përmes një vendimi të Qeverisë së Kosovës, i cili sipas Prokurorisë Speciale është i jashtëligjshëm, ministrja Hajdari e zyrtarët tjerë të MINT-it kishin negociuar procesin e blerjes së rezervave shtetërore në mënyrë “sekrete”.

E gjithë kjo lojë thuhet se ishte ‘orkestruar’ nga agjentë të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), sipas dëshmive të protagonistëve kryesorë të aferës: zyrtarëve të lartë të Ministrisë së Tregtisë, Irfan Lipovica e Hafiz Gara.

Në dëshminë e tyre në Prokurorinë e Shtetit, Lipovica e Gara e kanë pranuar që kontratat për blerjen e mallrave për rezervat shtetërore janë klasifikuar si sekrete me vendim të Qeverisë së Kosovës, sipas një rekomandimi që kishin marrë nga agjentë të shërbimit sekret.

Madje, Lipovica e Gara kishin refuzuar të jepnin detaje gjatë marrjes në pyetje në Prokurori me arsyeimin se lënda është klasifikuar si sekret shtetëror.

Ish-zëvendëssekretari i MINT-it, Irfan Lipovica, në deklaratën e tij dhënë në Prokurori ka pohuar se kishte marrë rekomandim nga një zyrtar i AKI-së për të vepruar në mënyrë “sekrete” në procesin e blerjes së Rezerve Shtetërore.

Rekomandimet Lipovica kishte thënë se i kishte marrë në mënyrë verbale.

“Lidhur me çështjen e deklaratës se konfidencialitetit, i njëjti ka pohuar gjithashtu se në menyrë verbale e kishin marrë një rekomandim nga një zyrtarë i AKI-së për të vepruar në atë mënyrë”, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë.

Ai ka pranuar para prokurorëve se nuk ishte certifikatë të sigurisë, ndonëse për të pasur akces në një “sekret shtetëror” është e domosdoshme pajisja me një certifikatë të tillë.

Përpos tij, Lipovica ka bërë të ditur se asnjëri nga zyrtarët e MINT-it, përfshirë edhe vetë ministrja Rozeta Hajdari nuk kishin poseduar certifikatë të sigurisë.

“I pandehuri përveç tjerash, ka pohuar faktin se asnjë nga zyrtarët e MINT, përfshirë edhe veten e tij dhe ministren Rozeta Hajdari, nuk kishte certifikate sigurie”, thuhet në aktakuzë.

Mungesën e një certifikate të sigurisë e kishte arsyetuar ‘më mirë’ i akuzuari tjetër, Hafiz Gara.

Drejtori i Departamentit për Rezerva Shtetërore, Gara kishte thënë se zyrtarë të AKI-së kishin kërkuar nga ata që të vepronin pa certifikata të sigurisë, për shkak se sipas tyre çështja ishte “urgjente”.

Megjithatë, Gara ka deklaruar se kishin nënshkruar një deklaratë konfidencialiteti lidhur me pasojat e nxjerrjes së sekretit dhe bazuar në këtë kontratë edhe kishte vepruar në procesin e blerjes së rezervave shtetërore.

“I pandehuri kur është pyetur se ai personalisht a posedon certifikate të sigurisë, ka deklaruar se nuk e posedon një të tille, mirëpo thekson se të gjithë personat e përfshirë në këtë proces e kishin nënshkruar një deklarate konfidencialiteti lidhur me pasojat e nxjerrjes së sekretit. Lidhur me çështjen e certifikatës së sigurisë, thekson se kishin pasur takim me zyrtarët e AKI-së, ku kishin kërkuar nga ata që të pajisen me certifikate të sigurisë, mirëpo të njëjtit u kishin thënë se kjo çështje kërkon kohë dhe për shkak se procesi ishte i natyrës urgjente, siç deklaron i pandehuri kishin vepruar mbi bazën e deklaratave te konfidencialitetit”, thuhet në aktakuzën e Prokurorisë.

Me bazën e rekomandimeve të AKI-së që të vepronin në procesin e blerjes së rezervave të shtetit në mënyrë “sekrete” ministrja Hajdari ka refuzuar të deklarohet para prokurorëve speciale.

Më 15 prill të vitit 2024, ministrja Hajdari ishte ftuar për të dhënë deklaratë në lidhje me procesin e blerjes së rezervave shtetërore, por ajo kishte refuzuar të paraqesë mbrojtje apo të përgjigjet në pyetjet e prokurorëve.

Ajo ishte arsyetuar se dosja për të cilën po zhvillohen hetimet është klasifikuar si “sekret” nga Qeveria e Kosovës, me një vendim që sipas saj ndalon publikimin apo diskutimin e detajeve.

Hajdari kishte refuzuar të deklarohet edhe gjatë marrjes në pyetje lidhur me veprën e dytë penale (zbulim i fshehtësisë zyrtare) me të njëjtin arsyetim: “sekret”.

Megjithatë, sipas Prokurorisë, ky pretendim “nuk prodhon asnjë efekt juridik dhe nuk mund të përdoret si mburojë për refuzim të dhënies së deklaratës”, për shkak se sipas Prokurorisë, vendimi për klasifikimin e blerjes së rezervave shtetërore si “sekret” është marrë jashtëligjshëm.

Hajdari, Lipovica e Gara akuzohen nga Prokuroria Speciale për veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dënimi i së cilës mund të arrijë deri në 10 vjet burgim.

Përpos keqpërdorimit të detyrës, zyrtarët e MINT-it së bashku me ministren Hajdari ngarkohen edhe me veprën penale “zbulimi i fshehtësisë zyrtare”, vepër kjo që parasheh një dënim me burgim deri në tre vjet.

Në aktakuzën e Prokurorisë është i përfshirë edhe ndërmarrësi, Ridvan Muharremi, i cili akuzohet se po akuzohet nga Prokuroria Speciale për kryerjen e veprës penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas Prokurorisë veprimet e të pandehurve i kanë shkaktuar dëm prej afërisht 3 milionë eurove buxhetit të shtetit.

Skandali me rezervat e shtetit përbën njëri prej skandaleve më të mëdha të Qeverisë Kurti.

JU REKOMANDOJMË

Supremja e rikthen në PZAP ankesën e Avni Gashit nga AAK-ja në Istog
Kryesore

Supremja e rikthen në PZAP ankesën e Avni Gashit nga AAK-ja në Istog

12/11/2025 - 14:14
Reagon Çitaku pas deklaratave të Gërvallës: E papranueshme për një zyrtare me pushtet
Kryesore

Reagon Çitaku pas deklaratave të Gërvallës: E papranueshme për një zyrtare me pushtet

12/11/2025 - 14:12
Në vitin 2011, Mitrovica shkoi në rivotim pas ankesës së VV-së vetëm pse llambat ultravjollcë s`kishin funksionuar për “një apo dy orë”
Kryesore

Në vitin 2011, Mitrovica shkoi në rivotim pas ankesës së VV-së vetëm pse llambat ultravjollcë s`kishin funksionuar për “një apo dy orë”

12/11/2025 - 14:07
Ministrja Rozeta Hajdari ua rihap derën prodhimeve të Serbisë në Kosovë (VENDIMI)
Lajme

“Mshele gojën”, “Aa ligjet që m’i ki ti”, “Ata janë llama”: Ofendimet dhe presioni i Rozeta Hajdarit ndaj zyrtarëve të Ministrisë

12/11/2025 - 13:37
“Në vend se t’i thërriste liderët në takim, Konjufca lobonte në Gjakovë”
Kryesore

“Në vend se t’i thërriste liderët në takim, Konjufca lobonte në Gjakovë”

12/11/2025 - 13:36
Avokati i Ridvan Muharremit: Klienti im është atdhetar, iu kërkua të ndihmojë për rezervat shtetërore
Kryesore

Raportet e Rozeta Hajdarit me Ridin ishin të afërta: Muharremi me e-mail ia kërkonte punësimin e një personi

12/11/2025 - 13:35

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Verifikimi i votave në Mitrovicë pritet të përfundojë sot, ky është rezultati nga përditësimi i fundit i KQZ-së

    Verifikimi i votave në Mitrovicë pritet të përfundojë sot, ky është rezultati nga përditësimi i fundit i KQZ-së

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Analiza e Isa Mustafës për rezultatin e LDK-së në zgjedhjet lokale, befasohet me rezultatin në këto dy komuna

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Ndërprehet “Pressing”-u, Parim Olluri dhe Nezik Kraki nisen drejt njëri-tjetrit për t’u përplasur fizikisht (VIDEO)

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Prokuroria e Mitrovicës: Shpetim Peci nuk merret më me rastin e fletëvotimeve, urdhërin e rinumërimin e ka lëshuar prokurori Sahit Tmava

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Bastisje brenda Speciales, kontrollohen të gjithë kompjuterët që përdori Thaçi

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë