Donaldi ngatërron emrat, përmend Borën live në spektakël.
Ai ka dashur t’i referohet Beniadës por mesa duket mendjen e ka pasur tërësisht diku tjetër.
Historia e Donaldit dhe Borës ka marrë shumë vëmendje në Big Brother.
Edhepse mes tyre më nuk ka asgjë, publiku është gjithmonë i etur për të ditur gjithçka rreth Donaldit dhe Borës.
Edhepse ai tashmë po shijon lidhjen e dashurisë me Beatrixën, sonte i ka shpëtuar padashje nga goja emri i Borës.
Këtë gjë e kanë vënë re menjëherë fansat e Big Brother të cilët e kanë shpërndarë nëpër rrjetet sociale.