Donika Gërvalla ka njoftuar për kremtimin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në Hamburg, nën organizimin e Konsullatës së Republikës së Kosovës atje, raporton GazetaBlic.Ajo theksoi se kjo mbrëmje bashkoi përfaqësues të strukturave politike, kulturore e shoqërore gjermane, trupin diplomatik, bashkatdhetarë dhe mysafirë gjermanë, duke reflektuar partneritetin dhe respektin e ndërsjellë mes Kosovës dhe Gjermanisë.
Ajo falënderoi Konsullatën dhe komunitetin shqiptar në Hamburg për organizimin dhe pjesëmarrjen, duke theksuar se Kosova vazhdon të forcojë sovranitetin dhe rrugëtimin e saj euroatlantik si shtet i lirë, i pavarur dhe demokratik.










