Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, njëherësh bashkëkryetare e GUXO-s, ka përkujtuar sot 28 vjetorin e Epopesë së UÇK-së, 5,6 dhe 7 marsin, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Gërvalla ka publikuar fotografi nga ngjarja kryesore ne kazermën “Adem Jashari”.
Ajo që bie në sy është fakti se Gërvalla nuk ka publikuar asnjë fotografi ku shihet duke u përshëndetur apo folur me presidenten e vendit, Vjosa Osmanin.
Ama një gjë të tillë nuk e ka anashkaluar edhe me kryeministrin Albin Kurt.
Kujtojmë që Gërvalla ishte një nga njerëzit e parë që bashkë me Osmanin filluan revoltën brenda LDK-së, për të krijuar pastaj një parti politike që iu bashkua Kurtit në koalicion dhe qeverisje.












