Sot, Memli Krasniqi, ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të PDK-së, i cili ka bërë të ditur se të hënën (17 nëntor) do të mbahet konventa e partisë për zgjedhjen e kryetarit të ri.
Pas këtij zhvillimi ka reaguar gazetari i Veriu.info, Gazmend Morina, duke thënë se vetëm rikthimi i Fatmir Limajt në PDK si kryetar partie i jep mundësi rritjes së kësaj parti.
Postimi i Gazmend Morina:
Vetem rikthimi i Fatmir Limajt si kryetar i PDK-se mundet me i jep fryme rritjes se kesaj partie.
Ne krejt tjerat versione, PDK-ja vetem ka me u administru deri ne kthimin e Hashim Thaçit e Kadri Veselit.












