Lidhja Demokratike e Kosovës, ka nisur mbledhjen e Kryesisë pas dorëheqjeve lidhur me rezultatin e dobët në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku e kishte paralajmëruar këtë mbledhje që pasi kishte ofruar dorëheqjen e tij. Nëdërsa para saj ishte mbajtur për pesë orë një mbledhje e “rrethit të ngushtë” të LDK-së.
Pas kësaj mbledhje Abdixhiku njoftoi se ka dhënë dorëheqje Lumir Abdixhiku ka thënë se e ka paraqitur dorëheqjen e tij, dhe se pret nga Kuvendi i LDK-së ta pranojnë ose jo atë.
Në LDK, dorëheqje ka dhënë nënkryetarja e partisë Hykmete Bajrami, ndërhsa dorëheqjen e ka paralajmëruar edhe nënkryetari i LDK-së, Avdullah Hoti nëse Abdixhiku nuk largohet nga pozita e kryetarit. Bajrami e Hoti kanë kërkuar dorëheqje të parevokueshme të tij.



Këto revolta në LDK, janë shfaqur pas rezultatit të dobët të kësaj partie në zgjedhje të 28 dhjetorit.













