Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dorëzimi i listave të kandidatëve për kryetarë komunash, edhe një ditë afat: Vetëm VV-ja nuk i ka publikuar të gjithë emrat

12/08/2025 - 22:14
në Kryesore, Lajme
A A
Dorëzimi i listave të kandidatëve për kryetarë komunash, edhe një ditë afat: Vetëm VV-ja nuk i ka publikuar të gjithë emrat
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Afati për dorëzimin e listës me emrat e kandidatëve për kryetarë të komunave dhe kandidatëve për asamble komunale në KQZ po skadon, ndërsa partitë parlamentare ende nuk i kanë dorëzuar ato.

Derisa afati për dorëzimin e këtyre listave dhe kërkesës për certifikim të partive përfundon nesër (13 gusht) në orën 23:59, partitë më të madhe politike nuk kanë aplikuar ende.

PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja gjatë muajit të kaluar kanë publikuar listat e tyre me kandidatë për kryetarë të komunave. Deri më tani vetëm VV-ja nuk e ka publikuar listën e plotë të kandidatëve të saj për kryetarë të komunave.

Ndonëse partia e Albin Kurtit në shumicën e komunave ka treguar se kush janë kandidatët, ende nuk dihet se me kë kjo parti do të garojë në Gjakovë dhe disa komuna tjera.

Vetëm sot kjo partia ka treguar se kandidati i saj për kryetar të Komunës së Pejës do të jetë, Taulant Kelmendi.

Listën e këtyre kandidatëve, PDK-ja e ka publikuar më 27 korrik.

Kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi, ishte shprehur optimist për rezultatin e zgjedhjeve të 12 tetorit.

“Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka votuar dhe miratuar listën përfundimtare të kandidatëve tanë për kryetarë të komunave. Një listë, që përtej emrave të përveçëm, paraqet vizion e guxim dhe garanton një qeverisje komunale në shërbim të qytetarëve. 31 kandidatë për kryetarë komunash, gra e burra me përvojë, integritet dhe përkushtim. Në 5 komuna të tjera do të garojmë me lista të denja të këshilltarëve për Kuvendet Komunale, me njerëz që e duan vendin e tyre dhe dinë si t’i shërbejnë atij. Në këtë mënyrë, Partia Demokratike e Kosovës konfirmon shtrirjen më të gjerë të garimit në nivel vendi, duke marrë pjesë në zgjedhje në 36 nga 38 komunat e Republikës së Kosovës”, kishte shkruar Krasniqi.

Të njëjtin optimizëm e kishte shprehur edhe kryetar i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kur kishte publikuar edhe listën e kandidatëve të LDK-së për kryetar të komunave më 10 korrik.

“Pas një procesi të brendshëm konsultativ, të ndërtuar mbi besim, unitet të plotë si rrallëherë më parë; dhe përkushtim të sinqertë, LDK sjell para qytetarëve më të mirët që ka – një ekip përfaqësuesish të jashtëzakonshëm, me dije dhe me vizion të qartë për zhvillimin e qyteteve tona. Disa prej tyre janë udhëheqës të dëshmuar – figura që kanë rikthyer besimin në qeverisje, që kanë mbrojtur dinjitetin e qytetarëve dhe kanë sjellë projekte e zhvillim konkret në komunat e tyre. Të tjerët janë energjia e re që vjen me pasionin e ndryshimit – njerëz që janë gati të marrin përgjegjësi atje ku sot mungon dija dhe drejtimi”, kishte shkruar Abdixhiku.

Kohë më parë, edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, kishte publikuar listën e kandidatëve, duke treguar se kjo parti do të ketë kandidat për kryetar në 24 komuna.

“Këshilli i Përgjithshëm i AAK-së, sot me votë unanime ka miratuar nominimet e 5 kandidaturave të fundit për kryetarë komunash, filluar nga Enver Hoti për Malishevë, Hafize Sallahu për Kaçanik, Mensut Ademi për Vushtrri, Ali Krasniqi për Obiliq dhe Beqir Kiqina për Drenas, me të cilët mbyllet cikli i kandidaturave të Aleancës për zgjedhjet lokale 2025. Aleanca më herët kishte zyrtarizuar kandidaturat për 19 komuna të tjera. Lista e kandidatëve të AAK përbëhet nga figura të dëshmuara, që kanë pas vetes jo vetëm përvojë, por edhe rezultate konkrete në shërbim të qytetarëve”, kishte shkruar Haradinaj në profilin e tij në “Facebook”.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka mbajtur një mbledhje të rregullt, ku mori vendime të veçanta për certifikimin e 10 subjekteve politike, prej të cilave 2 iniciativa qytetare dhe 8 kandidatë të pavarur, për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më 12 tetor.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është: 64 kandidatë. 5 prej tyre janë kandidatë për kryetarë të komunave dhe 59 për anëtarë të Kuvendeve Komunale.

JU REKOMANDOJMË

I akuzuari për sulmin në Banjskë pranon se kishte numrin e Milan Radoiçiqit, mohon çdo kontakt me të

I akuzuari për sulmin në Banjskë pranon se kishte numrin e Milan Radoiçiqit, mohon çdo kontakt me të
18/03/2026 - 17:36

Dushan Maksimoviq, i akuzuar për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, ka pranuar se në telefonin e tij është gjetur numri i Milan Radoiçiqit, por ka theksuar se...

Më shumëDetails

Arianit Sllamniku lihet në liri, i ndërpritet edhe masa e arrestit shtëpiak

Arianit Sllamniku lihet në liri, i ndërpritet edhe masa e arrestit shtëpiak
18/03/2026 - 17:10

Arianit Sllamniku është lënë në liri.Kjo është bërë e ditur nga Prokuroria Themelore në Gjilan, e cila ka njoftuar se hetimet mbi Sllamnikun janë duke vazhduar, por të...

Më shumëDetails

Tri zyrtaret që dyshohen se ndryshuan pronësinë kompanisë në vlerë prej 50 mijë euro, Prokuroria merr vendim për to

Tri zyrtaret që dyshohen se ndryshuan pronësinë kompanisë në vlerë prej 50 mijë euro, Prokuroria merr vendim për to
18/03/2026 - 16:39

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se ka përfunduar aksioni në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve.Në njoftim, po ashtu shtohet se, lidhur me këtë aksion, ekziston dyshimi i...

Më shumëDetails

Familja Kuzhnini në kërkim për fajde (EMRAT)

Familja Kuzhnini në kërkim për fajde (EMRAT)
18/03/2026 - 16:34

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim katër persona si të dyshuar për përfshirje në aktivitete kriminale. Personat e kërkuar janë pjesëtarë të  familjes Kuzhini,Bruno, Gjon, dhe Elson...

Më shumëDetails

Haradinaj: Kurti nuk është më premtim, Kosova me të humbi shumë

Haradinaj kritikon Kurtin: Më pro-rus e pro-serb sesa Vuçiqi dhe Vulini
18/03/2026 - 16:24

Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kritikuar fort kryeministrin Albin Kurti për të cilin ka thënë se më nuk është premtim dhe se Kosova gjatë qeverisjes së tij...

Më shumëDetails

Kthesë në sagën e një milionëshit – Apeli merr vendim për tre të dyshuarit

Kthesë në sagën e një milionëshit – Apeli merr vendim për tre të dyshuarit
18/03/2026 - 16:20

Tre shtetasit e Shqipërisë, në mesin e tyre një oficer i Policisë së Shqipërisë, të cilët u kapën me një milion euro kesh në Merdarë muajin e kaluar,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    143 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ja kush janë kolegët e suspenduar të policit të arrestuar për përvetësim në detyrë (Emrat)

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Përurohet stacioni i ri autobusëve, hap i ri për identitetin urban të Skenderajt

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    215 Shpërndaje
    Shpërndaje 86 Tweet 54

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë