Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dorëzohet në Gjykatë padia ndaj Qeverisë Kurti në detyrë, kërkohet të anulohet ky vendim

03/11/2025 - 11:39
në Lajme
A A
Dorëzohet në Gjykatë padia ndaj Qeverisë Kurti në detyrë, kërkohet të anulohet ky vendim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Rrjeti i Organizatave Joqeveritare AVONET ka dorëzuar sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin për Çështje Administrative padinë për anulimin e vendimit të Qeverisë në detyrë të Republikës së Kosovës, nr. 02/273, të datës 31.10.2025, për miratimin e projektligjit mbi ndarjet buxhetore të Republikës së Kosovës për vitin 2026.

Së bashku me padinë, AVONET ka propozuar edhe vendosjen e një mase të përkohshme të sigurisë, me qëllim që të pezullohet ekzekutimi i vendimit të Qeverisë në detyrë deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga gjykata.

Ky propozim është ngritur në bazë të nenit 99 dhe 100 të Ligjit për Konfliktet Administrative, duke u arsyetuar se zbatimi i vendimit do të shkaktonte dëme të rënda dhe të pariparueshme ndaj rendit kushtetues, ligjshmërisë dhe interesit publik të Republikës së Kosovës

Në padinë e dorëzuar, AVONET thekson se Qeveria në detyrë me rastin e miratimit të vednimit në fjalë ka vepruar në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, konkretisht me nenin 72, si dhe me nenet 28, 29 dhe 31 të Ligjit Nr. 08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës, të cilat kufizojnë veprimtarinë e një qeverie që ushtron funksionet vetëm për çështje të domosdoshme administrative dhe jo të miratoj projektligje. Sipas analizës ligjore të AVONET, miratimi i projektligjit për ndarjet buxhetore përbën një akt me karakter administrativ dhe politik, i cili tejkalon kompetencat e një qeverie në detyrë. Për më tepër, theksohet se Kryeministri dhe disa ministra të kabinetit qeveritar tashmë janë në funksionin e deputetit të Kuvendit të Kosovës, çka përbën shkelje të parimit të ndarjes së pushteteve dhe ndalimit të ushtrimit të dy funksioneve publike njëkohësisht.

Përmes kësaj padie, AVONET kërkon nga Gjykata që të anulojë vendimin e Qeverisë në detyrë si të paligjshëm dhe antikushtetues, si dhe të pezullojë efektet e tij deri në vendimin përfundimtar, duke garantuar respektimin e Kushtetutës, ligjit dhe parimit të shtetit të së drejtës.

JU REKOMANDOJMË

Arbresh: Grupi i Milan Radoiçiqit plagosi dhe rrëmbeu serbin në Leposaviq
Kryesore

Arbresh: Grupi i Milan Radoiçiqit plagosi dhe rrëmbeu serbin në Leposaviq

03/11/2025 - 18:27
Reduktim i ujit në Drenas për shkak të turbullirave në Ibër Lepenc
Lajme

Reduktim i ujit në Drenas për shkak të turbullirave në Ibër Lepenc

03/11/2025 - 18:22
Si u zbulua lidhja e Fatos Nanos me Xhoanën në vitin 2001?
Lajme

Si u zbulua lidhja e Fatos Nanos me Xhoanën në vitin 2001?

03/11/2025 - 18:16
“Gjermania po blen armët e gabuara për t’i përdorur kundër Putinit”
Lajme

“Gjermania po blen armët e gabuara për t’i përdorur kundër Putinit”

03/11/2025 - 18:14
Qeni mbyt një foshnje nëntëmuajshe në Wales
Lajme

Qeni mbyt një foshnje nëntëmuajshe në Wales

03/11/2025 - 18:09
Bajrami u përgjigjet reagimeve nga LVV e Presidenca me bisedën Kusari-Radoiçiq: Lajmërohuni kur t’i kryeni pazaret
Lajme

Bajrami u përgjigjet reagimeve nga LVV e Presidenca me bisedën Kusari-Radoiçiq: Lajmërohuni kur t’i kryeni pazaret

03/11/2025 - 18:06

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kryeziu: Aktgjykimi i Kushtetueses mund të kryejë punë, Kryesuesi ta thërrasë seancën sa më parë

    Familja distancohet nga Kadri Kryeziu për deklaratën e tij për Islamin

    168 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • Dorëzohet në Gjykatë padia ndaj Qeverisë Kurti në detyrë, kërkohet të anulohet ky vendim

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Ankohet mitrovicasi: Vartësit e Faton Pecit futen veturat në oborrin tim në orën 22:00 të natës dhe na shkaktuan shqetësim

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • KQZ certifikon rezultatet për Kryetarë të 35 komunave, edhe për anëtarë të 37 Kuvendeve Komunale

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Arbresh: Grupi i Milan Radoiçiqit plagosi dhe rrëmbeu serbin në Leposaviq

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë