Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dosja e Prokurorisë ndaj pesë policëve të dyshuar për vrasje të 27-vjeçarit në Lipjan

09/07/2025 - 17:35
në Lajme
A A
Dosja e Prokurorisë ndaj pesë policëve të dyshuar për vrasje të 27-vjeçarit në Lipjan
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur kërkesën e paraburgimit për pesë zyrtarë policorë të dyshuar për përfshirje në vdekjen e Agon Zejnullahut, e cila ndodhi të hënën në mëngjes në qytetin e Lipjanit.

Prokuroria ka paraqitur kërkesë për paraburgim ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe katër zyrtarëve të tjerë: Albian Retkoceri, Artidon Konxheli, Liridon Rrahmani dhe Endrit Beqiri. Ata dyshohen për veprën penale “vrasje nga pakujdesia” në rrethana të bashkëkryerjes, raportoi “Bekimi për Drejtësi”.

Ngjarja ka ndodhur më 7 korrik, rreth orës 00:10, në rrugën “Hajredin Bajrami” të Lipjanit. Sipas dosjes hetimore, policët kishin dalë në terren pas raportimeve se një qytetar po sillte sjellje të pakontrolluara dhe po sulmonte kalimtarë e automjete. Në vendin e ngjarjes, ata hasën Zejnullahun, i cili u përfshi në një përplasje me ta.

Prokuroria bëri të ditur se gjatë ndërhyrjes, i ndjeri fillimisht ra përtokë pranë një veture policie në lëvizje, por më pas u ngrit dhe vrapoi drejt njërin prej zyrtarëve, ku njëri prej tyre përdori sprej lotsjellës për ta neutralizuar. Më pas, Zejnullahu u fut në një veturë civile që ndodhej aty dhe, sipas dëshmive, disa herë tentoi të largohej nga automjeti, duke u përballur sërish me policët.

Në vendin e ngjarjes ishin të pranishëm katër policë në detyrë, si dhe një zyrtar tjetër që ndodhej jashtë shërbimit dhe po kalonte rastësisht. Pas vlerësimit të provave fillestare, Prokuroria ka vlerësuar se veprimet e tyre kanë rezultuar me pasoja fatale për të ndjerin.

Siç thuhet aty, rreshteri Ibrahim Nela ishte i pari që e kapi të ndjerin për krahu të majtë, duke e rrëzuar në tokë, ku dyshohet se Zejnullahu goditi me kokë në anën e majtë.

Në përpjekje për ta prangosur, policët vendosën trupat mbi të, duke ushtruar presion: “Ku me duar i mban këmbët, po ashtu në anën e majtë të qytetarit në afërsi të regjionit të shpinës ndodhet zyrtari policor Liridon Rahmani i cili kishte veshur jelekun reflektues dhe së bashku me zyrtarin policor Albian Retkoceri, që ndodhej në anën e djathtë të qytetarit kishin kapur dorën e majtë të tij duke tentuar t’i vendosin prangat”, thuhet në kërkesë.

Në të njëjtën kohë, sipas dosjes, zyrtari Artidon Konxheli kishte vendosur gjurin në pjesën e sipërme të shpinës, pranë qafës, dhe e mbante njërën dorë tek koka e të ndjerit. Po ashtu, zyrtari tjetër, Endrit Beqiri, i ndodhur jashtë detyre por i pranishëm në vend, i ndihmonte kolegëve duke ia mbajtur dorën e djathtë të Zejnullahut për ta kthyer trupin në pozitën e prangosjes.

Më tej, sipas Prokurorisë, Konxheli dhe Beqiri ndërrojnë pozicionet, me Konxhelin që sërish pozicionohet përballë trupit të të ndjerit, duke ia vendosur gjurin në pjesën e sipërme të shpinës, pranë qafës, ndërsa dorën e djathtë e mbante tek koka. Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se pikërisht nga mënyra e pakujdesshme e ndërhyrjes gjatë arrestimit, Agon Zejnullahu ka ndërruar jetë në vend.

JU REKOMANDOJMË

LAJMI I FUNDIT: Shkarkohet kapiteni i Policisë në Lipjan pas vdekjes së Agon Zejnullahut
Kryesore

LAJMI I FUNDIT: Shkarkohet kapiteni i Policisë në Lipjan pas vdekjes së Agon Zejnullahut

09/07/2025 - 22:49
“Policët ndihen të tradhtuar”, avokati Berisha: Masa e paraburgimit, vendimi më skandaloz
Lajme

“Policët ndihen të tradhtuar”, avokati Berisha: Masa e paraburgimit, vendimi më skandaloz

09/07/2025 - 22:44
Qeveria e lë në “ankth” policinë, ende s`ka përgjigje për kërkesat e tyre
Lajme

Policia pritet të shkarkojë tre komandantë stacionesh – qytetet ku ndodhën problemet me policë

09/07/2025 - 22:39
Çka deklaruan Policët e arrestuar për vdekjen e Agon Zejnullahut: Ka kërcyer në drejtim tonin me na sulmu duke na sharë ‘unë ja u*nanën’…
Kryesore

Çka deklaruan Policët e arrestuar për vdekjen e Agon Zejnullahut: Ka kërcyer në drejtim tonin me na sulmu duke na sharë ‘unë ja u*nanën’…

09/07/2025 - 22:29
Haradinaj: Së shpejti do të kemi zgjedhje
Kryesore

Mbështetje për Kurti 3? Haradinaj: Jam për një qeveri të Hamzës apo Abdixhikut por jo Kurti 3

09/07/2025 - 22:18
“Vendosja e gjurit në qafë nuk mësohet në polici” Qalaj flet për veprimet e Policisë ndaj Agon Zejnullahut
Kryesore

“Vendosja e gjurit në qafë nuk mësohet në polici” Qalaj flet për veprimet e Policisë ndaj Agon Zejnullahut

09/07/2025 - 22:14

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë dy personat e arrestuar për djegien e “GATE Club”

    Këta janë dy personat e arrestuar për djegien e “GATE Club”

    255 Shpërndaje
    Shpërndaje 102 Tweet 64
  • Njëri sot e theri kolegun në zyrë, kjo është dosja kriminale e djemve problematik të Sabit Gecit

    158 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 40
  • Viktima e therur nga djali i Sabit Gecit është anëtar i Kryesisë së PDK-së në Lipjan

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Djali i Sabit Gecit ther me thikë kolegun e tij të punës, arratiset

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Arrestohen në Shipol të Mitrovicës personat që ia vunë flakën diskotekës “Gate” në Prishtinë (F.S. dhe M.M.)

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë