Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

‘Dosja’ “MEKA”/31 Faqe dokumente zyrtare të AUV për skandalin me 20 mijë kilogramë mish pule të kontaminuar me bakteren Salmonella

25/06/2025 - 20:52
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
‘Dosja’ “MEKA”/31 Faqe dokumente zyrtare të AUV për skandalin me 20 mijë kilogramë mish pule të kontaminuar me bakteren Salmonella
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në kuadër të hulumtimit për kompanitë që kanë futur ose tentuar të fusin produkte ushqimore në Kosovë me përbërës të rrezikshëm, Veriu.info ka publikuar dje një artikull për skandalin e zbulimit të AUV të 20 tonë mish te kompania “MEKA” të kontaminuar me bakteren salmonella.

SKANDAL: Kompanisë Meka që promovon produkte ‘hallall’ i zbulohen mbi 20 tonë mish pule me bakterin e rrezikshëm Salmonella (VIDEO)

Pas publikimit të artikullit nga Veriu.info ka pasur disa deklarime nga përfaqësues të “MEKA” Sh.P.K., të cilët janë munduar që ta devijojnë lajmin dhe kanë tentuar të zhveshen nga përgjegjësia, duke thënë se këtë mish pule e kanë blerë në Rumani dhe, sipas tyre, nuk kanë përgjegjësi.

Duke e parë tendencën e kompanisë “MEKA” Sh.P.K. për devijim të esencës së hulumtimit, Veriu.info ka vendosur t’i publikojë të gjitha dokumentet që ka siguruar nga AUV përmes qasjes në dokumente publike për këtë lëndë.

Ashtu siç kemi raportuar, Veriu.info ka siguruar vendimin e AUV ku dëshmohet se në depon e kompanisë “Meka Food”  janë gjetur 20 mijë e 740 kg mish pule të infektuar me bakterin salmonellë, i cili është shumë i rrezikshëm për shëndetin e konsumatorëve.

Se mishi i importuar nga Rumania ka qenë në depon e kompanisë “MEKA” Sh.P.K., dëshmohet edhe përmes faqes së dytë të vendimit të AUV, ku thuhet: “Malli është inspektuar në deponë e subjektit afarist ‘MEKA’ Sh.P.K. dhe këtë rast është përpiluar procesverbali me numër 029641 më datë 21.06.2024 …”

Në bazë të dokumentacionit të siguruar nga AUV, bëhet e ditur se ky mish nga MEKA është importuar nga Rumania, më saktësisht nga kompania “SC Avicarvil Food & Distribution SRL”, pronari i së cilës në Rumani vite më parë kishte pasur skandal me mish të infektuar dhe madje edhe me evazion fiskal.

Nga të dhënat publike në internet, del se “SC Avicarvil Food & Distribution SRL” është pjesë e Grupit “Carmistin”, që drejtuar nga familja Paraschiv, dhe veçmas nga Iustin Paraschiv.

Veriu.info ka gjetur se mediat rumune kanë raportuar për skandale të shumta me evazion fiska të Iustin Paraschiv, por edhe raportime që tregonin se “Carmistin”, pjesë e të cilit është “SC Avicarvil Food & Distribution SRL”, i ishte gjetur mish i shpendëve me salmonellë.

EXCLUSIV: Abatoarele și fabricile de procesare alimentară din Vâlcea, sub lupa inspectorilor DSV! Peste 1.200 de controale în cinci ani! SC Diana SRL și SC Avicarvil SRL au primit cele mai multe sancțiuni!

https://www.romania-insider.com/young-wealthy-romanian-prosecutors-and-chain-of-companies-involved-in-eur-70-mln-tax-evasion-on-meat-market?utm_source=chatgpt.com

Përndryshe, në pyetjet që Veriu.info i kishte dërguar kompanisë “MEKA” Sh.P.K. për këtë sasi mishi të importuar që ka rezultuar nga analizat si i kontaminuar me bakteren salmonella, pronari i saj, Burim Piraj fillimisht kishte thënë: “Mishi nuk është gjetur në depo së pari!  Mishi është importuar, dhe nga mostrat e marra në kufi për analizë ka dalë të jetë me salmonella. Për shkak të kostos së asgjësimit kemi kërkuar që malli të kthehet në origjinë. Malli nën kontrollin e plotë të AUV është ngarkuar dhe kthyer prapë!”.

Veriu.info i kishte dërguar prapë pyetje Burim Piraj, duke i prezantuar dokumentin e AUV që mishi ishte inspektuar në depon e kompanisë së tij, ku ai në përgjigjen e dytë nuk e mohon, por thotë: “Normal që është inspektuar , e ka kuptimin se agjensia kanë ardhë edhe e kanë inspektua para se të kthehet prapa, është gjetë në gjendje të ndarë ashtu siç është udhëruar të ruhet e të mos përdorët dhe më pas janë përpiluar dokumentet për kthim në origjinë. Nëse keni pa qartësi lirisht më kontaktoni prapë.”

Më poshtë gjeni dosjen prej 31 faqeve të dokumenteve të AUV, që dëshmojnë se është testuar mishi i pulës në depon e “MEKA” Sh.P.K., si dhe është urdhëruar të asgjësohet ose të kthehet në Rumani, procesverbalet e inspektimit, si dhe shumë dokumente të tjera:

 

JU REKOMANDOJMË

Krejt përplasja Kurti – Osmani përmes vartësve pasi kryeministri tregoi se nuk e do më në karrrigen e presidentes

Nga zyra e Kurtit vjen goditja për Osmanin: S’është figurë e unitetit dhe s’kemi borxhe ndaj saj
05/03/2026 - 16:20

Pasi tha se nuk gjeti një emër konsensual për President në diskutimet me dy partitë opozitare, Albin Kurti e zgjodhi një emër për qejfin e vet: Glauk Konjufcën,...

Më shumëDetails

Gjendet një person pa shenja jete në Zveçan, policia e cilëson si të dyshimtë

Sulmuan fizikisht tre persona, Policia arreston katër të dyshuar – Janë dërguar në mbajtje
05/03/2026 - 16:05

Një person është gjetur pa shenja jete në fshatin Zherovnicë të Zveçanit, ka njoftuar Policia e Kosovës. Viktima u identifikua si D.M, i lindur në vitin 1962. “Më...

Më shumëDetails

Nga zyra e Kurtit vjen goditja për Osmanin: S’është figurë e unitetit dhe s’kemi borxhe ndaj saj

Nga zyra e Kurtit vjen goditja për Osmanin: S’është figurë e unitetit dhe s’kemi borxhe ndaj saj
05/03/2026 - 15:38

Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, ka bërë edhe postime të tjera ndaj presidentes Vjosa Osmani, në profilin e tij në Facebook. Zulfaj, lidhur me situatën aktuale...

Më shumëDetails

Haradinaj për Kurtin: Me tym ka hi, me tym duhet me qit

Haradinaj: Deklaratat e Kurtit ia ndaluan Thaçit vizitat nga vëllezërit
05/03/2026 - 15:30

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka deklaruar se kryeministri, Albin Kurti, sipas tij ka hyrë me dhunë në pushtet dhe në të njëjtën mënyrë do të largohet. Në...

Më shumëDetails

Osmani zhvillon takim me diplomaten amerikane Anu Prattipati

Osmani zhvillon takim me diplomaten amerikane Anu Prattipati
05/03/2026 - 15:20

E ngarkuara me punë e Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, është duke zhvilluar një takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Takimi është duke u zhvilluar...

Më shumëDetails

Donika Gërvalla në Epopenë e UÇK-së publikon foto krah Kurtit, por jo edhe krah presidentes Osmani

Donika Gërvalla në Epopenë e UÇK-së publikon foto krah Kurtit, por jo edhe krah presidentes Osmani
05/03/2026 - 15:15

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, njëherësh bashkëkryetare e GUXO-s, ka përkujtuar sot 28 vjetorin e Epopesë së UÇK-së, 5,6 dhe 7 marsin, raporton Gazeta Online Veriu.info. Gërvalla ka...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dalin pamjet: Momenti kur Burim Pacolli sulmohet nga Mossi me shokë

    Dalin pamjet: Momenti kur Burim Pacolli sulmohet nga Mossi me shokë

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Vjosa Osmani themelon Listën “Shpresa”

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Kurti i tha Osmanit “hajde shkojmë në këtë formacion dhe më pas e lëmë opozitën fajtore”

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • Kandidimi i Konjufcës për president, ky është reagimi i PDK-së

    80 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • KosovaMed vazhdon misionin humanitar me donacione për QKMF Obiliq dhe QKMF Viti

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë