Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

DOSJA – Si e kishte dënuar Gjykata e Gjilanit Mefail Shkodrën për armëmbajtje pa leje në vitin 2019?

19/08/2025 - 09:00
në Lajme
A A
DOSJA – Si e kishte dënuar Gjykata e Gjilanit Mefail Shkodrën për armëmbajtje pa leje në vitin 2019?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

I dyshuari kryesor për rastin e vrasjes së trefishtë në Gjilan, më 10.08.2025, Mefail Shkodra, rreth 6 vite më parë, në 2019, ishte dënuar për posedim të armës pa leje.

Më 18.01. 2019, Mefail Shkodra ishte dënuar nga Gjykata në Gjilan me 500 euro dënim me gjobë duke ia mundësuar pagesën me dy këste.

Për këtë rast, Gjykata i kishte shqiptuar Mefail Shkodrës edhe dënim plotësues duke ia konfiskuar një revole të llojit Gesichert, një karikator si dhe 20 fishekë të kalibrit 9mm si dhe një sprej “sabre red”.

“…. i shqiptohet DËNIMI PLOTËSUES duke ju konfiskuar edhe ate: një revole të llojit Gesichert me numër serik 7575, një karrikator si dhe 20 fishekë të kalibrit 9mm si dhe një sprej “ sabre red “ të cilat pas plotëfuqishmërisë së këtij aktgjykimi duhet të shkatërrohen përmes komisionit kompetent të cilin duhet ta formoj kryetari i kësaj gjykate,..”-thuhet në vendim Gjykatës së Gjilanit, të datës 18.01.2019..

Mefail Shkodra për këtë çështje penale ishte shpallur fajtor sepse akuzohej se më datë 14.02.2018, në fshatin Velekincë, Komuna e Gjilanit, në mënyrë të paautorizuar ka siguruar dhe mbajtur në pronësi armën e zjarrtë, ashtu që gjatë kontrollimit të shtëpisë së tij nga ana e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, i është gjetur një armë e zjarrtë – revole e tipit Gesichert, një karikator, 20 fishekë të kalibrit 9mm dhe një sprej “sabre red”.

Në aktgjykimin e përpiluar disa ditë më pas, me datë 23.01.2019 thuhet se Mefail Shkodra për këtë çështje penale kishte arritur marrëveshje për pranimin e fajësisë.

Gjykata pas vlerësimit të marrëveshjes mbi pranimin e fajësisë si dhe të deklaratave të palëve kishte vërtetuar se janë plotësuar kushtet ligjore për të vendosur që dënimin e rekomanduar ta aprovoj.

“….Andaj edhe kishte vendosur që rekomandimin e arritur mes palëve lidhur me dënimin me gjobë sipas marrëveshjes ta aprovoj, me shpresë se edhe me një dënim të tillë mund të arrihet qëllimi i plotë dënimit duke e rehabilituar dhe parandaluar edhe të pandehurin edhe qytetarët potencial që në të ardhmen mos të kryejnë vepra të tilla apo të ngjashme penale.” – thuhet në vendimin e Gjykatës së Gjilanit.

Në arsyetimin e këtij aktgjykimi thuhet se palët kanë hequr dorë nga e drejta në ankesë andaj dhe ky aktgjykim me datë 18.01.2019 ishte bërë i plotfuqishëm.

Kjo lëndë ishte trajtuar në Gjykatën e Gjilanit- Departamenti i Krimeve të Rënda, dhe ishte gjykuar nga gjyqtari Aziz Shaqiri.

Mefail Shkodra bashkë me dy djemtë e tij, Edonis dhe Engjull Shkodra janë të dyshuarit për vrasjen e trefishtë, që ka ndodhur më 10.08.2025 në Gjilan.

Tre të dyshuarit ende ndodhen në arrati dhe Policia e Kosovës po vazhdon kërkimin e tyre.

Mefail Shkodra, i dyshuari kryesor për vrasjen e trefishtë në Gjilan më 10.08.2025, pak kohë më parë ishte liruar nga masa e paraburgimit pas kërkesës për dorëzani nga Prokuroria Speciale për një rast të fajdesë.

Për Shkodrën, Prokuroria Speciale kishte bërë kërkesë që t`i aprovohej dorëzania në vlerë prej 50 mijë euro në mënyrë që t`i hiqej masa e paraburgimit.

Kurse për të birin e Mefail Shkodrës, Edonis Shkodra, ishte propozuar nga po e njëjta prokurori dorëzania në vlerë prej 20 mijë euro në mënyrë që t`i ndërpritej masa e paraburgimit.

Gjykata kishte aprovuar këtë kërkesë të Prokurorisë Speciale, por kishte obliguar të dyshuarit që të lënë në hipotekë edhe një njësi kadastrale ku janë të ndërtuara dy objekte në vlerë prej 354,000.00 euro.

Për vrasjen e trefishtë që ndodhi me datë 10.08.2025, disa persona ditën e premte me 15.08.2025 disa persona ishin mbledhur për të protestuar para Gjykatës dhe Prokurorisë në Gjilan. /Kallxo

JU REKOMANDOJMË

Ng’ërçi politik në Kosovë rrezikon të thellojë krizën buxhetore
Kryesore

Kuvendi çon njoftim, vazhdimi i seancës është caktuar për nesër në ora 11:00, Kushtetuesja ka kërkuar votim të hapur

19/08/2025 - 11:57
Dëshmitë e Madeleine Albright, Richard Holbrooke do të përdorën pro Hashim Thaçit në Hagë
Lajme

Dëshmitë e Madeleine Albright, Richard Holbrooke do të përdorën pro Hashim Thaçit në Hagë

19/08/2025 - 11:41
LAJMI I FUNDIT: Gjykata Speciale merr vendim për Hashim Thaçin, Bashkim Smakajn, Isni Kilajn dhe Fadil Fazliun
Kryesore

Specialja merr vendim, 11 personave u ndalohen vizitat te Thaçi

19/08/2025 - 11:10
Puna ‘shkel e shko’ e Agim Aliut, parku i përuruar në prag të fushatës i mbushur me mbeturina e i dëmtuar (FOTO)
Lajme

Puna ‘shkel e shko’ e Agim Aliut, parku i përuruar në prag të fushatës i mbushur me mbeturina e i dëmtuar (FOTO)

19/08/2025 - 11:10
“Një fitore për të gjithë”, Krasnqi propozon një zgjidhje për daljen nga ngërçi
Kryesore

Krasniqi: Pasi Albulena Haxhiu ka dështuar pesë herë të zgjedhet kryeparlamentare, VV të propozojë një kandidat tjetër

19/08/2025 - 10:42
Haliti: Do punojmë për të dalë partia e parë, zgjedhjet mbahen kur dëshiron VV-ja
Lajme

Haliti thotë se kriza institucionale nuk lidhet me kryetarin e kuvendit, por me koalicionin për presidentin

19/08/2025 - 10:33

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tentohet të digjet marketi QTA në Mitrovicë me koktej molotovi (Video)

    Tentohet të digjet marketi QTA në Mitrovicë me koktej molotovi (Video)

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Aksident i rëndë në Finlandë, një shqiptar nga Kosova vdes në vendngjarje

    132 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Prokuroria Speciale kërkon urdhërarrest për Goran Rakiçin

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Nuk kam pas qëllim ta vras, jam penduar” – zbulohet deklarata e Top Kolshit para gjykatës rreth vrasjes së Enver Bajraktarit në Lipjan

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • I arrestuar më herët për rrëmbimin e një shqiptari- Kush është biznesmeni që iu dogj jahti në Budva?

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë