Pas zbulimit të dallavere me numërimin e votave brenda kandidatëve të subjekteve politike, kryesisht në Prizren, ka reaguar drejtori i AVONET, Kenan Gashi, ka treguar se rregullorja zgjedhore për qendrat komunale të numërimit thotë që anëtarët e ekipit të numërimit nuk mund t’i numërojnë e as plotësojnë votat e subjektit të vet, raporton Veriu.info.
Sipas Gashit, ky nen ka për qëllim parandalimin e konfliktit të interesit dhe garantimin e paanshmërisë dhe integritetit të procesit zgjedhor.
Postimi i Kenan Gashi:
Roli i komisionerëve në numërimin e votave dhe rreziku i manipulimit
RREGULLORE ZGJEDHORE Nr. 16/2024 QENDRAT KOMUNALE TË NUMËRIMIT
Kjo Rregullore përcakton themelimin, funksionimin dhe menaxhimin e Qendrave Komunale të Numërimit (QKN), si dhe procedurat për mbikëqyrjen, pranimin, kontrollimin e materialit zgjedhor, verifikimin, numërimin e votave dhe trajtimin e ankesave që lidhen me procesin e punës në QKN.
𝗦𝗶𝗽𝗮𝘀 𝗡𝗲𝗻𝗶𝘁 𝟮𝟭 – 𝗣𝗲̈𝗿𝗴𝗷𝗲𝗴𝗷𝗲̈𝘀𝗶𝘁𝗲̈ 𝗲 𝗲𝗸𝗶𝗽𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗻𝘂𝗺𝗲̈𝗿𝗶𝗺𝗶𝘁, 𝗽𝗮𝗿𝗮𝗴𝗿𝗮𝗳𝗶 𝟯:
“𝗔𝘀𝗻𝗷𝗲̈ 𝗮𝗻𝗲̈𝘁𝗮𝗿 𝗶 𝗲𝗸𝗶𝗽𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗻𝘂𝗺𝗲̈𝗿𝗶𝗺𝗶𝘁 𝗻𝘂𝗸 𝗺𝘂𝗻𝗱 𝘁𝗲̈ 𝗻𝘂𝗺𝗲̈𝗿𝗼𝗷𝗲̈ 𝗱𝗵𝗲 𝗽𝗹𝗼𝘁𝗲̈𝘀𝗼𝗷𝗲̈ 𝘃𝗼𝘁𝗮𝘁 𝗲 𝘀𝘂𝗯𝗷𝗲𝗸𝘁𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝘃𝗲𝘁.”
Ky nen ka për qëllim parandalimin e konfliktit të interesit dhe garantimin e paanshmërisë dhe integritetit të procesit zgjedhor.
𝗣𝗿𝗮, 𝗻𝗲̈𝘀𝗲 𝗽𝗲̈𝗿 𝗻𝘂𝗺𝗲̈𝗿𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝘃𝗼𝘁𝗮𝘃𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗟𝗲̈𝘃𝗶𝘇𝗷𝗲𝘀 𝗩𝗲𝘁𝗲̈𝘃𝗲𝗻𝗱𝗼𝘀𝗷𝗲 (𝗩𝗩) 𝗮𝘁𝗲̈𝗵𝗲𝗿𝗲̈ 𝗸𝗼𝗺𝗶𝘀𝗶𝗼𝗻𝗲𝗿𝗲̈𝘁 𝗻𝗴𝗮 𝗿𝗮𝗱𝗵𝗲𝘁 𝗲 𝗩𝗩-𝘀𝗲̈ 𝗻𝘂𝗸 𝗸𝗮𝗻𝗲̈ 𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁 𝗱𝗵𝗲 𝗻𝘂𝗸 𝗷𝘂 𝗹𝗲𝗷𝗼𝗵𝗲𝘁 𝗹𝗶𝗴𝗷𝗲̈𝗿𝗶𝘀𝗵𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗻𝘂𝗺𝗲̈𝗿𝗼𝗷𝗻𝗲̈ 𝗼𝘀𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗽𝗹𝗼𝘁𝗲̈𝘀𝗼𝗷𝗻𝗲̈ 𝗿𝗲𝘇𝘂𝗹𝘁𝗮𝘁𝗲𝘁 𝗲 𝘃𝗼𝘁𝗮𝘃𝗲 𝘁𝗲̈ 𝘀𝘂𝗯𝗷𝗲𝗸𝘁𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝘁𝘆𝗿𝗲 𝗽𝗼𝗹𝗶𝘁𝗶𝗸.
“Pra, gjatë numërimit të votave, anëtarët e komisionit nga radhët e LVV-së nuk kanë të drejtë të numërojnë dhe plotësojnë”
Kjo situatë është veçanërisht e rëndësishme dhe me interes të veçantë, sepse lindin dyshime lidhur me rolin dhe veprimet reale të anëtarëve të ekipit të numërimit.
Si rrjedhim, 𝗸𝗮𝗻𝗱𝗶𝗱𝗮𝘁𝗲𝘁 𝗽𝗲̈𝗿 𝗱𝗲𝗽𝘂𝘁𝗲𝘁 𝘁𝗲̈ 𝘀𝘂𝗯𝗷𝗲𝗸𝘁𝗶𝘁 𝗽𝗼𝗹𝗶𝘁𝗶𝗸 𝗾𝗲̈ 𝗿𝗲𝘇𝘂𝗹𝘁𝗼𝗻 𝘁𝗲̈ 𝗸𝗲𝘁𝗲̈ 𝘃𝗼𝘁𝗮 𝗺𝗲̈ 𝘀𝗵𝘂𝗺𝗲̈ 𝘀𝗲 𝘀𝗮 𝗻𝘂𝗺𝗿𝗶 𝗿𝗲𝗮𝗹 𝗻𝘂𝗸 𝗸𝗮𝗻𝗲̈ 𝗾𝗲𝗻𝗲̈ 𝗸𝗼𝗺𝗶𝘀𝗶𝗼𝗻𝗲𝗿𝗲̈𝘁 𝗲 𝗮𝘁𝗶𝗷 𝘀𝘂𝗯𝗷𝗲𝗸𝘁𝗶𝘁 𝗾𝗲̈ 𝗸𝗮𝗻𝗲̈ 𝗸𝗿𝘆𝗲𝗿 𝗻𝘂𝗺𝗲̈𝗿𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗱𝗵𝗲 𝗽𝗹𝗼𝘁𝗲̈𝘀𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝘃𝗼𝘁𝗮𝘃𝗲, gjë që kërkon verifikim të plotë dhe transparencë nga organet përgjegjëse zgjedhore.
…..
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Qeveria e Republikës së Kosovës
Kosovo Police













