Policia e Kosovës ka sekuestruar dy armë në Skenderaj pasi paraprakisht i dyshuari i kishte ekspozuar ato në rrjetet sociale, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Posedues i këtyrë armëve doli të jetë një 18 vjeçar nga Skenderaj.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Policia në vazhdimësi është duke ndërmarrë masa dhe veprime në parandalim të veprave penale, si rezultat i hetimeve sot me datën 7 shkurt 2022, janë identifikuar dhe sekuestruar dy armë.
Ditë më parë në rrejte sociale i dyshuari kishte postuar video-sekuenca në të cilat sekuenca i dyshuari shihej duke ekspozuar armë, mbi bazën e këtyre pamjeve hetuesit policor kanë arritur të identifikojnë të dyshuarin, me ç’ rast pas kontrollit në vendbanimin e tije, hetuesit kanë gjetur dhe sekuestruar një armë të gjatë dhe një pistoletë.
Për posedim ilegal të armës është intervistuar i dyshuari G. I., 18 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, pas intervistimit i dyshuari me urdhër te prokurorit të rastit është liruar në procedurë të rregullt.