Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dreshaj: Për të arritur paqe të qëndrueshme Kosovë-Serbi, Kisha duhet t’i dëshmojnë popullit serb se ‘Kosova nuk është djepi i serbi’zmit’

11/07/2025 - 21:27
në Lajme
A A
Dreshaj: Për të arritur paqe të qëndrueshme Kosovë-Serbi, Kisha duhet t’i dëshmojnë popullit serb se ‘Kosova nuk është djepi i serbi’zmit’
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ka informacione të besueshme se presidenti amerikan, Donald Trump, ka parandaluar së voni mundësinë e një përshkallëzimi të mundshëm të situatës nga Serbia në Kosovë.

“Ai (Trump) është shumë i qartë në deklaratën e tij se po flet për javët e fundit”, tha presidentja Osmani, duke theksuar se nuk bëhet fjalë për zhvillime të vitit 2023 apo 2020, por “për zhvillime shumë, shumë të vona” tha Presidentja Osmani.

Në lidhje me këtë deklaratë të Presidentes Osmani ka folur për “Gazeta Blic”, ish-deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj.

Dreshaj tha se SHBA-të dhe Presdienti Trump nuk improvizojnë dhe se se kërcënimi duket që ka qenë real.

Ai tha se këtë e vërteton edhe heshtja e Ministrave Sveçla dhe Maqedonci.

“Mendoj se SHBA dhe Presidenti Trump nuk improvizojnë. Kërcnimi duket ka qenë real. Këtë verteton konfirmimi Presidentës Osmani, e po ashtu edhe heshtja e Ministrave Sveçla dhe Maqedonci. Shërbimet informative kanë kanale të ndryshme komunikimi. Serbia nuk e ka për herë të parë agresionin direkt ndaj shtetit të Kosovës. Jemi dëshmitarë të akteve terroriste kohëve të fundit, si rasti i Banjskës apo rrezikimi i strukturave jetike për vendin” tha Dreshaj për “Gazeta Blic”.

Dreshaj tha se Serbia do të vazhdojë të jetë faktor kërcënues dhe destabilizues, jo vetëm për Kosovën, por edhe për fqinjët e tjerë.

Ai tha se për të arritur paqe të qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Kisha dhe politika zyrtare serbe duhet t’i dëshmojnë popullit serb se ‘Kosova nuk është djepi i serbizmit’.

“Derisa Serbia nuk e heq nga Preambula e Kushtetutës së saj frazën se Kosova është pjesë përbërëse e Serbisë, është e pritshme që veprimet kërcënuese të vazhdojnë. Këto veprime të kontestimit të qenies shqiptare në Kosovë nga ana e Serbisë nuk janë të sotme; kjo është një strategji e përgatitur nga Akademia Serbe dhe Kisha Ortodokse. Derisa të vazhdojë kjo mendësi, Serbia do të jetë faktor kërcënues dhe destabilizues, jo vetëm për Kosovën, por edhe për fqinjët e tjerë. Për të arritur një paqe të qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Kisha dhe politika zyrtare serbe duhet t’i dëshmojnë popullit serb se “Kosova nuk është djepi i serbizmit” — një sentencë kjo që është promovuar nga mesjeta e deri sot” tha Dreshaj në përgjigjen e dhënë për “Gazeta Blic”.

JU REKOMANDOJMË

Ish-deputeti i PDK-së aderon te Nisma, shkak qeverisja e Shaqir Totajt: Prizreni nuk ka nevojë për fjalë boshe
Lajme

Ish-deputeti i PDK-së aderon te Nisma, shkak qeverisja e Shaqir Totajt: Prizreni nuk ka nevojë për fjalë boshe

11/07/2025 - 23:54
“Këtu humbet kryet”- Bllaca kërkonte garanci nga Brukseli për dëshmitë kundër UÇK-së
Lajme

“Këtu humbet kryet”- Bllaca kërkonte garanci nga Brukseli për dëshmitë kundër UÇK-së

11/07/2025 - 22:55
Policia kapë 5 emigrantë në një rimorkio kamioni në terminalin doganor në Ferizaj, arrestohet shoferi kosovar
Lajme

Policia kapë 5 emigrantë në një rimorkio kamioni në terminalin doganor në Ferizaj, arrestohet shoferi kosovar

11/07/2025 - 22:49
“Ku ka kallashnikov, ka edhe plumb”- Bllaca kërcënonte EULEX-in duke premtuar dëshmi për “peshqit e mëdhenj” në Hagë
Kryesore

“Ku ka kallashnikov, ka edhe plumb”- Bllaca kërcënonte EULEX-in duke premtuar dëshmi për “peshqit e mëdhenj” në Hagë

11/07/2025 - 22:45
Pozhari: Po rriten ndasitë mes partive, zgjedhjet po duken të pashmangshme
Lajme

Pozhari: Po rriten ndasitë mes partive, zgjedhjet po duken të pashmangshme

11/07/2025 - 22:29
Popullsia e BE-së arrin rritje rekord
Lajme

Popullsia e BE-së arrin rritje rekord

11/07/2025 - 22:24

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ishte i dyshuar për vjedhjen e arit brenda Policisë, ky është komandanti që u shkarkua nga Stacioni Policor në Klinë

    Ishte i dyshuar për vjedhjen e arit brenda Policisë, ky është komandanti që u shkarkua nga Stacioni Policor në Klinë

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • E vizitoi të dënuarin me burgim të përjetshëm, reagon Ziza Pajaziti

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Osmani e përmendi Vuçiqin si ministër të propagandës së Millosheviqit në SHBA, Petkoviq reagon me gjuhë fyese

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Mbindërtim pa leje në çatinë e “Mitrovica Mall”, Inspeksioni i jep një ditë afat investitorit Riad Bashota ta demolojë

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Lajmi i fundit: Del raporti psikiatrik për Naim Murselin, ky është rezultati

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë