Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Drilon Rama reagon përmes përfaqësueses: Vendimi i AIP-së nuk është fitore për Xhenetën

05/05/2025 - 22:38
në ShowBiz
A A
Drilon Rama reagon përmes përfaqësueses: Vendimi i AIP-së nuk është fitore për Xhenetën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bedrie Berisha Rexhepi, përfaqësuesja e autorizuar e z. Drilon Rama përmes një postimi në facebook ka reaguar në lidhje me lajmet e publikuara ku thuhet se “Xheneta fiton betejën – merret vendimi për bisedat me Drilonin”.

Sipas Rexhepit, artikulli përmban “të pavërteta serioze” dhe një “interpretim krejtësisht të pasaktë” të vendimit të nxjerrë nga Agjencia për Informim dhe Privatësi.

Ajo thekson se ky vendim nuk përbën aspak fitore për znj. Xheneta Fetahu, siç pretendohet por përkundrazi e përcakton atë si kontrolluese të të dhënave personale, të cilat ajo i ka incizuar vetë dhe ka kërcënuar publikisht se do t’i publikojë.

“Ky vendim, në asnjë mënyrë, nuk përbën “fitore” për znj. Xheneta Fetahu. Përkundrazi, ai e përcakton atë si kontrolluese të të dhënave personale që ajo vetë ka pranuar se i ka incizuar dhe ka kërcënuar publikisht me publikimin e tyre – veprime që përbëjnë cenim të rëndë të integritetit personal dhe të privatësisë së z. Drilon Rama. Vendimi nënvizon gjithashtu se znj. Fetahu është informuar për bazën ligjore të nevojshme për publikimin e çfarëdo materiali, të cilën ajo nuk e ka paraqitur, si dhe për pasojat ligjore që mund të pasojnë në rast publikimi të bisedave.

Në asnjë pjesë të këtij vendimi nuk konstatohet se znj. Fetahu ka vepruar në përputhje me ligjin. Përkundrazi, fakti që ajo trajtohet si kontrolluese e të dhënave përforcon dyshimet mbi keqpërdorimin dhe kërcënimin e mundshëm për publikim të këtyre të dhënave”, ka shkruar Rexhepi.

Rexhepi, ka bërë apel që të largojë lajmin, ku sipas saj ky lajm është i pabazuar, tendencioz dhe manipulues, duke shkelur standardet etike të gazetarisë profesionale.

“Titulli dhe përmbajtja e artikullit të publikuar nga “Prive” janë të pabazuara, tendencioze dhe manipulues, duke shkelur standardet etike të gazetarisë profesionale. I bëjmë thirrje publike redaksisë së “Prive” që të tërheqë menjëherë artikullin dhe të publikojë përgënjeshtrimin zyrtar në të njëjtin format dhe hapësirë”, ka shkruar tutje ajo.

Ndërsa ka bërë të ditur se Driloni është i vendosur të ndjekë të gjitha rrugët ligjore në mbrojtje të të drejtave të tij të privatësisë dhe dinjitetit, të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe legjislacionin përkatës.

JU REKOMANDOJMË

“Botë e errët”– Zvicra e shqetësuar nga artistët që performojnë ilegalisht dhe rasti i këngëtares shqiptare
ShowBiz

“Botë e errët”– Zvicra e shqetësuar nga artistët që performojnë ilegalisht dhe rasti i këngëtares shqiptare

10/11/2025 - 18:25
Luana s’i lënë vend imagjinatës me dy fotot e fundit
ShowBiz

Luana tregon ndryshimin që ka bërë teksa ekspozon gjoksin

10/11/2025 - 11:40
Lela i ‘lë pa frymë’ fansat me paraqitjen e fundit
ShowBiz

Lela i ‘lë pa frymë’ fansat me paraqitjen e fundit

10/11/2025 - 11:40
Zbulohet opinionisti i parë i edicionit të dytë të BBVK-së
ShowBiz

Më 17 nëntor nis Big Brother VIP Kosova

10/11/2025 - 11:35
Dita e zgjedhjeve, Arta Bajrami voton dhe ka një pyetje për ndjekësit
ShowBiz

Dita e zgjedhjeve, Arta Bajrami voton dhe ka një pyetje për ndjekësit

09/11/2025 - 18:17
Para se të zgjidhej kryetar i New Yorkut, Zohran Mamdani merrej me muzikë, ai kishte publikuar një këngë rep dedikuar gjyshes së tij
ShowBiz

Para se të zgjidhej kryetar i New Yorkut, Zohran Mamdani merrej me muzikë, ai kishte publikuar një këngë rep dedikuar gjyshes së tij

08/11/2025 - 12:53

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • A do ta votojë Konjufcën për kryeministër? flet Nait Hasani

    157 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 39
  • Për shkak të debatit me Sadri Ramabajën, momenti kur Visar Ymeri largohet nga studio e “Debat Plus

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Ky është numëri i votave që siguroi Rama përballë Çekut

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Exit-Polli i Klan Kosovës, Kelmendi jep detaje: Ka komuna që janë mbyllur, por ka komuna ku do të vlejë secila votë

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Arian Tahiri: Faleminderit Mitrovicë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë