Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Drini Gashi, kosovari i parë që i bashkohet Gardës Kombëtare të Ajovas

12/12/2025 - 11:16
në Lajme, Ndryshe
A A
Drini Gashi, kosovari i parë që i bashkohet Gardës Kombëtare të Ajovas
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Duke shënuar një moment historik në partneritetin e Gardës Kombëtare të Ajovas (Iowa) me Kosovën, aviatori Drini Gashi, shtetas i Kosovës, ngriti dorën e djathtë dhe iu bashkua kësaj garde në bazën 132d Air Wing, më 20 nëntor.

Drini është personi i parë nga Kosova, që është partneri shtetëror i Gardës Kombëtare të Ajovas në kuadër të Programit të Partneritetit Shtetëror (SPP), që i bashkohet GKA-së. Ai u betua nga gjeneralmajori në pension, Timothy Orr, ish-Adjutant i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare të Ajovas, i cili kishte avokuar që Ajova të bëhej pjesë e programit. Garda Kombëtare e Ajovas dhe Kosova janë partnerë të SPP-së që nga viti 2011, raporton “dvidshub”, transmeton Klankosova.tv.

“Angazhimi i Drinit shënon edhe një tjetër pikë kthese në marrëdhënien që forcon lidhjen mes Ajovas dhe Kosovës”, tha Orr. “Ne shërbejmë së bashku, punojmë së bashku dhe luftojmë së bashku”.

Motivimi i Drinit për të shërbyer lidhet me vitin 2012, kur ai u shpërngul nga Kosova në Washington, D.C. Babai i tij, gjeneral brigade në pension i FSK-së, Xhavit Gashi, shërbeu si atashe i FSK-së në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Ajova. Gjatë asaj kohe, Xhavit Gashi u takua me Orrin dhe të dy ndërtuan një miqësi të përjetshme në vitet e hershme të partneritetit të Gardës Kombëtare të Ajovas me Kosovën.

Familja Gashi u shpërngul në Ajova në vitin 2016, kur Xhaviti mori pozitën e konsullit të përgjithshëm në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Des Moines, Ajova. Gjatë asaj kohe, familja Gashi jetoi në Camp Dodge. Pikërisht aty Drini pati ndërveprimet e para me pjesëtarët e Gardës Kombëtare të Ajovas.

“Më pëlqeu shumë jetesa atje”, tha Drini. “Më pëlqente t’i shihja nga afër pjesëtarët e Gardës Kombëtare të Ajovas”.

Pas disa vitesh në Ajova, familja Gashi u kthye në Kosovë. Megjithatë Drini vazhdoi të ndiente një lidhje të fortë me Ajovën dhe vendosi të kthehej për të ndjekur kolegjin. Së shpejti, ai nisi rrugëtimin drejt shtetësisë amerikane duke u regjistruar në Gardën Kombëtare të Ajovas përmes Programit të Sponsorizimit dhe Shtetësisë së Përshpejtuar.

“E dua këtë vend dhe e dua atë që ky vend përfaqëson”, tha Drini. “Ajo që është ky vend, është më e madhja në botë”.

Drejtorët e kaluar dhe aktualë të Programit të Partneritetit Shtetëror ishin të pranishëm në ceremoninë e betimit, ku u shpreh një ndjenjë e përbashkët krenarie për angazhimin e Drinit.

“Qëllimi i Programit të Partneritetit Shtetëror është të ndërtojë marrëdhënie mes Gardës Kombëtare të ShBA-së dhe ushtrive e qeverive të huaja, duke nxitur bashkëpunimin në siguri, përmirësimin e ndërveprimit dhe mbështetjen e interesave kombëtare të ShBA-së”, tha nënkoloneli Joel Jacobson, ish-drejtor i Programit të Partneritetit Shtetëror. “Ajova e ka arritur këtë përmes qindra shkëmbimeve ushtarake mes Ajovas dhe Kosovës, por tani Ajova ka një kosovar të regjistruar në radhët e saj. Kjo është një arritje e madhe dhe i shton talent Gardës Kombëtare të Ajovas”.

Angazhimi i Drinit hap rrugën që edhe kosovarë të tjerë t’i bashkohen Gardës Kombëtare të Ajovas, si pjesë e forcimit të vazhdueshëm të marrëdhënieve Ajova-Kosovë, transmeton Klankosova.tv.

“Shpresojmë që ky moment monumental të krijojë një precedent që kosovarët t’i bashkohen Gardës Kombëtare të Ajovas dhe të bëhen qytetarë të ShBA-së”, tha nënkolonelja në pension Kerri Lewers, drejtoreshë e Programit të Partneritetit Shtetëror. “Edhe pse Ajova nuk ka një komunitet të madh kosovar, miqësitë dhe marrëdhëniet unike të krijuara mes Gardës Kombëtare të Ajovas dhe FSK-së janë ndërtuar mbi besim dhe janë si familje”.

JU REKOMANDOJMË

SHBA-ja mbyll ambasadën në Bejrut

SHBA-ja mbyll ambasadën në Bejrut
03/03/2026 - 19:21

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, thotë se “do të jetë e mbyllur deri në njoftim të mëtejshëm”. “Të gjitha takimet e tjera të...

Më shumëDetails

Trump: Mbretëria e Bashkuar dhe Spanja kanë qenë ‘shumë jobashkëpunuese’

Trump: Mbretëria e Bashkuar dhe Spanja kanë qenë ‘shumë jobashkëpunuese’
03/03/2026 - 19:12

Presidenti amerikan, Donald Trump, në konferencën për shtyp bashkë me Kancelarin e Gjermanisë, Friedrich Merz, për herë të dytë ka folur flet për marrëdhënien e SHBA-së me Mbretërinë...

Më shumëDetails

Jo çdo natë është për “afërsi” – kjo është ora që duhet shmangur

Jo çdo natë është për “afërsi” – kjo është ora që duhet shmangur
03/03/2026 - 19:05

Hormonet natën nuk janë në anën tuaj: melatonina rritet, ndërsa testosteroni e kortizoli bien Michael thotë se në atë kohë të natës trupi, natyrshëm, nuk ka një profil...

Më shumëDetails

Çfarë ndodh nëse as nesër nuk ka emër për kandidat/e për president?

Çfarë ndodh nëse as nesër nuk ka emër për kandidat/e për president?
03/03/2026 - 18:57

Avokati Ardian Bajraktari tha se nëse nesër nuk zgjedhet presidenti, mosrespektimi i afateve kushtetuese do të krijonte precedent të rrezikshëm për rendin kushtetues. Ai theksoi se afati ligjor...

Më shumëDetails

Mark Rutte: Do të sigurohemi që KFOR-i të mbetet i fuqishëm

Mark Rutte: Do të sigurohemi që KFOR-i të mbetet i fuqishëm
03/03/2026 - 18:50

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë se misioni i KFOR-it do të mbetet i fuqishëm dhe i gatshëm për misionin e tij. Ai gjatë vizitës...

Më shumëDetails

Garda Revolucionare kërcënon: Nëse SHBA dhe Izraeli vazhdojnë, do të godasim të gjitha qendrat financiare në Lindjen e Mesme, nafta do të arrijë në 200 dollarë

Garda Revolucionare kërcënon: Nëse SHBA dhe Izraeli vazhdojnë, do të godasim të gjitha qendrat financiare në Lindjen e Mesme, nafta do të arrijë në 200 dollarë
03/03/2026 - 18:19

Një gjeneral i Gardës Revolucionare Islamike ka kërcënuar se do të bllokojë plotësisht Ngushtica e Hormuzit, duke ndalur eksportet e naftës dhe gazit nga Gjiri Persik, në një...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë dy mitrovicasit që humben jetën në aksidentin e ndodhur në Itali (Foto)

    Këta janë dy mitrovicasit që humben jetën në aksidentin e ndodhur në Itali (Foto)

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Pas sulmit fizik, reperi “Mossi” kërcënon sërish gazetarin Burim Pacolli: “Nuk ki me kon asnjeher i mbrojtur”

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “E treta e vërteta”, a u arrit ujdia mes Kurtit e Abdixhikut?

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Burim Pacolli reagon pas sulmit: U godita nga Mossi dhe disa persona të tjerë

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • “Na duhen 80 vota”, Nagavci e Vetëvendosjes jep një kahje të re për zgjedhjen e presidentit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë