Albi Superliga e Kosovës në futboll vijon sot me dy ndeshje të cilat e hapin javën e 28-të.
Dy skuadrat e kreut, Drita dhe Ballkani do të përballen me dy ekipet që luftojnë për mbijetesë, Trepça`89 dhe Malisheva.
Në Gjilan, “Intelektualët” përballen me Trepçën’89 në ndeshjen që fillon në ora 15:00, njofton KlanKosova.tv.
Në po të njëjtë kohë në Suharekë zhvillohet përballja Ballkani – Malisheva.












