Këngëtari i njohur shqiptar, Blero, ka konfirmuar se është në një lidhje të re dashurie, duke ndarë me ndjekësit një pjesë të intimitetit me partneren e tij.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai publikoi një fragment nga biseda e përditshme me të dashurën, ku shihet qartë se ndjenja mes tyre është e fortë dhe e sinqertë.
Në mesazh, ajo i shpreh mallin dhe dëshirën për martesë me një ton plot humor e dashuri:
“Më mungon shumë dhe dua të martohem me ty. Unë thashë PO, pa m’vet hiq”, ka shkruar ajo, duke e shoqëruar me një emoji që qesh me lot.
Krahas këtij momenti, Blero reagoi shkurt, por kuptimplotë me fjalën “Përgjithmonë”, duke treguar përkushtimin dhe lumturinë e tij në këtë marrëdhënie.