Duam drejtësi, duam drejtësi! Drejtësi, barazi, nuk ka shtet pa rini! Hajde vazhdojmë!
Me këto thirrje mijëra studentë nga universitete të ndryshme shqiptare dolën në Shkup për të kërkuar nga Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë së Veriut që provimi i jurisprudencës, të mund të mbahet në gjuhën shqipe. Të rinjtë u mblodhën afër Gjykatës Kushtetuese dhe marshuan deri te Ministria e Drejtësisë.
Studentët kërkuan nga ministri i Drejtësisë Igor Fillkov, që ai të gjejë zgjidhje urgjente.
“Kolegët tanë kanë të drejtë të japin provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, pikë! Çdo zvarritje është përpjekje për të na mohuar një të drejtë që na është mohuar prej shumë vitesh. Gjuha shqipe është zyrtare, nuk negociohet!”, deklaroi Besar Sejdiu – Parlamenti studentor “Nënë Tereza”,
“Ky është një mesazh i drejtpërdrejtë për ministrin e Drejtësisë z.Fillkov, që të marrë seriozisht këtë çështje dhe të reflektojë me zgjidhje konkrete ligjore jo me vonesa apo heshtje institucionale e deri në injorim të kërkesave tona”, tha Besjan Rexhepi – Parlamenti studentor UEJL
Studentët thanë se nuk do të heqin dorë nga protestat për aq kohë sa nuk përmbushen kërkesat e tyre. /Alsat
Astronautët e Artemis II praktikojnë veshjen dhe heqjen e kostumeve hapësinore
Astronautët e Artemis II, Reid Wiseman, Victor Glover Jr., Christina Koch dhe Jeremy Hansen, po veshnin kostumet e tyre Orion Crew Survival System (OCSS) dhe bënë një demonstrimin...
Më shumëDetails












