Deputetja nga radhët e komunitetit boshnjak, Duda Balje, ka folur para seancës së 46’të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Ajo foli edhe për deklaratat e presidentes Vjosa Osmani lidhur “ndaljen e një luftë Kosovë – Serbi së fundi nga presidenti i ShBA-së, Donald Trump”.
Për Klan Kosova, Balje u shpreh se ka besim në vlerësimin e presidentes Osmani, duke theksuar se ajo është e informuar.
“Besoj që presidentja ka pasur informacion. Unë kam besim se e di çka është duke folur”, tha Balje.
Sa i përket gjendjes aktuale politike me moskontituimin e Kuvendit të Kosovës, Balje tha se situata është normalizuar nga deputetët.
“Këtu na kemi punë, edhe diqysh duhet me adaptu jetën me punën. Tash për tash nuk e shoh ndonjë plan se si mundemi me dalë prej kësaj situate, presim vendimin e Gjykatës, prej Presidentës,” shtoi ajo.
Deputetja sugjeroi se duhet të gjendet një zgjidhje.