Enver Dugolli nga Lëvizja Vetëvendosje i ka reaguar kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, pasi ka deklaruar se Kurti po synon krijimin e një situate që mund të përfundojë me zgjedhje të reja parlamentare.
Dugolli ka thënë se LVV ka fituar 51.10% të votave, duke pyetur se ku e ka motivin për zgjedhje të reja.
Ai ka thënë se opozita e ka në dorë nëse nuk do zgjedhje, duke e votuar Presidentin/e
“Ramushi po thotë se Kurti po do të na çojë në zgjedhje. Ky është një konstatim i gabuar dhe i pasaktë. Ne sapo i kemi përfunduar zgjedhjet dhe i kemi fituar bindshëm, me 51.10%. Cili do të ishte motivi për të shkuar sërish në zgjedhje? Nëse kështu mendojnë edhe të tjerët nga opozita, e kanë vetë në dorë që kjo të mos ndodhë. Ne i kemi 66 vota, por nuk i kemi 80. Le t’i bashkojmë përpjekjet dhe t’i shmangim zgjedhjet, sepse përveçse janë të panevojshme, janë edhe të padobishme”, ka shkruar ai në Facebook.













