Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli nuk dinte se kryetari i partisë, Albin Kurti kishte në mendje ta thirrte sot një mbledhje të partisë, ku do të votohej që emri i nënkryetarit Glauk Konjufca t’i dërgohet presidentes Vjosa Osmani për ta mandatuar për formimin e qeverisë së re, pasi vetë dështoi ta bënte këtë.
Mbrëmë, Dugolli po fliste për takimin e Kurtit me Osmanin që u zhvillua sot, për të cilin ai gjithashtu nuk shfaqi ndonjë dijeni.
I pyetur nëse LVV-ja kishte ndonjë emër tjetër për mandatar të ri, ai tha se s’ka asnjë kandidat tjetër përveç Kurtit.
“Jo, nuk kemi ndonjë emër ose opsion tjetër për mandatar. Ne e kemi pasur Kurtin dhe nuk kemi thirrur ndonjë mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm, prandaj nuk do të ketë emër tjetër për mandatar”, tha ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.













