Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Duhet të lirohet”, Dosja finale e dorëzuar në Speciale – si argumentoi Mbrojtja e Thaçit kundër kërkesës për dënim me 45 vjet

05/04/2026 - 13:25
në Kryesore, Lajme
A A
Procesi i dytë në Hagë ndaj Thaçit, shtyhet fillimi i gjykimit për 27 shkurt
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Luka Misetic, avokat i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, i ka kërkuar Gjykatës Speciale ta shpallë tyë pafajshëm dhe ta lirojë menjëherë klientin e tij, në versionin e dosjes përfundimtare gjyqësore, të dorëzuar fillimisht si konfidenciale më 19 janar 2026.

Së fundmi, më 27 mars, mbrojtja e Thaçit e dorëzoi “versionin e redaktuar publik të dosjes gjyqësore përfundimtare”, që është publikuar edhe nga gjykata.

Në konkluzionin e kësaj dosjeje, Misetic shkruan: “Trupit Gjykues i kërkohet ta shpallë THAÇI-n të pafajshëm për të gjitha pikat e Aktakuzës dhe të urdhërojë lirimin e tij të menjëhershëm”.

Misetic shkruan se “rezultati i vetëm i drejtë i këtij gjykimi është shpallja e pafajësisë së THAÇI-t për të gjitha pikat e aktakuzës”.

“Nëse megjithatë Trupi Gjykues vendos të shqyrtojë çështjen e dënimit, THAÇI-t duhet t’i jepet lehtësim dënimi”, thuhet në dokument.

Avokati i Thaçit argumenton se “dënimi maksimal i mundshëm është 15 vjet”.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës janë të lidhura nga Kushtetuta. Neni 33(2) i Kushtetutës përcakton: “Asnjë dënim për një vepër penale nuk duhet të tejkalojë dënimin e paraparë me ligj në kohën kur është kryer vepra penale.” Neni 33(4) përcakton: “Dënimet shqiptohen në përputhje me ligjin në fuqi në kohën kur është kryer vepra penale, përveç nëse dënimet në një ligj të mëvonshëm të zbatueshëm janë më të favorshme për kryerësin.” Është e panevojshme të thuhet se, në rast të ndonjë konflikti ndërmjet Ligjit dhe Kushtetutës, Kushtetuta mbizotëron. Rrjedhimisht, ky Trup Gjykues duhet të përcaktojë dënimin maksimal që ishte i paraparë me ligj në vitet 1998 dhe 1999”, thuhet në dosjen përfundimtare gjyqësore të dorëzuar nga mbrojtja e Thaçit.

Në rastin e Sali Mustafës, mbrojtja e Thaçit thotë se Trupi Gjykues i Apelit, i cili sugjeroi se Gjykata Speciale ka të drejtë të shqiptojë dënim më të madh sesa ai i paraparë nga e drejta vendore, “është qartazi gabim”.

“Asgjë në Ligj nuk mund të mbizotërojë mbi ndonjë dispozitë kushtetuese që bie në kundërshtim me të. Thënë thjesht, Kuvendi i Kosovës nuk kishte autoritet ligjor për ta miratuar Ligjin, apo çfarëdo ligji tjetër, që është jokushtetues”, thuhet në dokument.

Avokati i Thaçit, thotë në dosjen përfundimtare gjyqësore se Gjykata Speciale “është e ndaluar në mënyrë kushtetuese të shqiptojë një dënim më të madh se 15 vjet, edhe për krimet e së drejtës zakonore”.

“Së paku, Trupi Gjykues është i detyruar të marrë parasysh diapazonin e dënimeve në fuqi në kohën përkatëse dhe çdo diapazon tjetër më të mëvonshëm më të butë për veprën, të parashikuar nga ligjet e Kosovës, gjatë përcaktimit të dënimit që duhet t’i shqiptohet një personi të shpallur fajtor për një krim sipas së drejtës ndërkombëtare, në përputhje me Nenin 44(2)”, thuhet në dokument. Kjo, thotë mbrojtja e Thaçit, përfshin Kodin Penal të ish-Jugosllavisë.

“Rrjedhimisht, Trupi Gjykues duhet të marrë parasysh diapazonin e dënimit të zbatueshëm në kohën e kryerjes, prej 5 deri në 15 vjet,2240 i cili gjithashtu përbën diapazonin më të butë të dënimit në krahasim me versionet e mëvonshme të Kodit Penal të Kosovës. Trupi Gjykues duhet gjithashtu të marrë parasysh jurisprudencën e Kosovës bashkëkohore me veprën ose që lidhet me të njëjtën vepër dhe konflikt të armatosur, gjatë përcaktimit të dënimit të tij”, thuhet ndër tjerash në këtë dokument.

Misetic i kërkon Trupit Gjykues që “të marrë në konsideratë disa faktorë lehtësues”. Aty, ai thekson ndër tjerash se “nuk do të kishte Dhoma të Specializuara të Kosovës, dhe as Zyrë të Prokurorit të Specializuar, po të mos ishin përpjekjet e THAÇI-t”.

Avokati përmend edhe dorëheqjen e Thaçit nga pozita e presidentit të Kosovës më 5 nëntor 2020 dhe dorëzimin e tij vullnetar në Gjykatën Speciale.

“Së treti, edhe gjatë kohës sa ishte Kreu i Shtetit, THAÇI dha intervista të plota për Zyrën e Prokurorit të Specializuar në disa raste, duke dëshmuar bashkëpunim të mëtejshëm me Dhomat e Specializuara të Kosovës”, thuhet në dokument.

“Së katërti, Trupi Gjykues ka dëgjuar prova të konsiderueshme se THAÇI ka bërë deklarata të shumta në favor të bashkëjetesës paqësore të popujve dhe duke u bërë thirrje shqiptarëve të mos kërkojnë hakmarrje ndaj fqinjëve të tyre serbë në verën e vitit 1999, për çka ai ka marrë vlerësim nga shumë dëshmitarë në këtë gjykim. HILL dëshmoi se THAÇI nuk ishte lloji i personit që do të kryente dhunë ndaj të tjerëve,2250 ndërsa COVEY dëshmoi në mënyrë të ngjashme”, thuhet tutje në dosjen përfundimtare të mbrojtjes.

Avokati thekson gjithashtu, ndër tjerash, se Thaçit “iu lejua lirimi i përkohshëm katër herë dhe në çdo rast respektoi urdhrat e Trupit Gjykues dhe shfaqi sjellje shembullore”.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi kanë dëgjuar më 9 shkurt në Gjykatën Speciale në Hagë kërkesën e Prokurorisë së Specializuar që secili prej tyre të përballet me një dënim të gjatë me burgim, për akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Kryeprokurorja e Specializuar, Kimberly West, në fillim të deklaratës përmbyllëse të Zyrës së Prokurorit të Specializuar kërkoi 45 vjet burgim për secilin prej ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi po qëndrojnë në paraburgimin e Gjykatës Speciale në Hagë prej fillimit të nëntorit të vitit 2020, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Prokuroria e Specializuar i akuzon ata se kanë qenë ose duhej të ishin në dijeni të këtyre krimeve.

JU REKOMANDOJMË

Mesazhi i Papës për Pashkën: Kush mban armë, t’i lërë ato

Mesazhi i Papës për Pashkën: Kush mban armë, t’i lërë ato
05/04/2026 - 17:23

Në mesazhin tradicional të Pashkëve “Urbi et Orbi”, Papa Papa Leo XIV u ndal gjerësisht te përgjegjësia e çdo të krishteri për të mos pranuar dhunën dhe pasojat...

Më shumëDetails

Kajtazi rikthen deklaratën e Kurtit për naftën: “S’do të jetë njësoj për xhipat e ministrave dhe traktorët”

Kajtazi rikthen deklaratën e Kurtit për naftën: “S’do të jetë njësoj për xhipat e ministrave dhe traktorët”
05/04/2026 - 17:18

Gazetari Vehbi Kajtazi ka publikuar një postim në Facebook ku rikthen në vëmendje një deklaratë të kryeministrit Albin Kurti lidhur me çmimin e naftës. Në postimin e tij,...

Më shumëDetails

Si e mashtroi CIA Iranin për të shpëtuar pilotin e avionit të rrëzuar në mal

Si e mashtroi CIA Iranin për të shpëtuar pilotin e avionit të rrëzuar në mal
05/04/2026 - 16:35

Një pilot amerikan i bllokuar në malet e Iranit për 36 orë u shpëtua falë një fushate mashtrimi të udhëhequr nga CIA dhe një operacioni të guximshëm ushtarak...

Më shumëDetails

Ambasada e SHBA-së: Pashkë të gëzueshme dhe të bekuara për të gjithë ata që festojnë në Kosovë

AARC-ja: Nuk ka sovranitet për Kosovën pa mbështetjen e ShBA-së, të veprohet pa vonesë për krijimin e institucioneve
05/04/2026 - 16:00

Ambsada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka uruar besimtarët katolikë të Kosovës për Pashkët. Ambasada Amerikane u ka uruar atyre Pashkë “të gëzueshme dhe të bekuara”. “Urimet...

Më shumëDetails

Ekskluzive/Rasti “Fajdeja”: Më 25 maj nis gjykimi për Skender Bajramin, Isak Ademin, Avni Maxhuni e Kreshnik Dervishin

Ekskluzive/Rasti “Fajdeja”: Më 25 maj nis gjykimi për Skender Bajramin, Isak Ademin, Avni Maxhuni e Kreshnik Dervishin
05/04/2026 - 15:55

Veriu.info ka raportuar ekskluzivisht më 21 shkurt se Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë për katër vepra penale të fajdes ndaj biznesmenit Skender Bajrami, pronar i autosallon...

Më shumëDetails

Gërvalla s’pyet ligjin, parkon ‘gjipin e zi’ në trotuar dhe shijon bukën në Pejë

Gërvalla s’pyet ligjin, parkon ‘gjipin e zi’ në trotuar dhe shijon bukën në Pejë
05/04/2026 - 15:47

Donika Gërvalla-Schwarz, Ministre e Drejtësisë, ka parkuar veturën zyrtare gjysmë në trotuar dhe gjysmë në rrugë në qytetin e Pejës, ndërsa është ndalur të hajë bukë në një...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Albulena Haxhiu bën ndryshimin e parë si u.d. presidente

    Albulena Haxhiu bën ndryshimin e parë si u.d. presidente

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Këto janë çmimet për një litër naftë dhe benzinë për ditën e sotme

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Ekskluzive/Rasti “Fajdeja”: Më 25 maj nis gjykimi për Skender Bajramin, Isak Ademin, Avni Maxhuni e Kreshnik Dervishin

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Si e mashtroi CIA Iranin për të shpëtuar pilotin e avionit të rrëzuar në mal

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Nuk përmbahet Olta Gixhari, provokon rëndë në paraqitjen e fundit

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë