Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, i ka reaguar kandidatit të LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, i cili përmes një videoje ironizuese tha se pushteti i VV-së për 4 vjet i shtroi dy kilometra rrugë.
Durmishi tha se gjatë këtij mandati të VV-së në qeveri janë shtruar mbi 450 kilometra rrugë në total, ku sipas tij, vetëm në veri janë shtruar mbi 65 kilometra dhe 100 të tjera janë në proces.
“Brenda këtij mandati po përfundojmë dy rrugët e mëdha, Prishtinë-Podujevë dhe Prishtinë-Mitrovicë, të nisura jo vite, por më shumë se një dekadë më parë. Brenda këtij mandati kemi paguar shumë borgje të trashëguara që mentaliteti i sojit të tij politik ja lanë vendit ku pa para të ndara niseshin projekte për fushatë. Gjetëm 347 milion euro kontrata të nënshkruara e buxhet vetëm 70 milion euro. Gjetëm borgje për shpronësime në vlerë 184 milion euro”, ka shkruar Durmishi.
Postimi i plotë: