Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dy ditë para kuvendit të LDK-së, flet për herë të parë, Isa Mustafa

29/01/2026 - 14:58
në Lajme
A A
Dy ditë para kuvendit të LDK-së, flet për herë të parë, Isa Mustafa
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Isa Mustafa ka folur për herë të parë për kuvendin e LDK-së që do të mbahet të shtunën.

Ish-kreu i LDK-së ka thënë se LDK-ja ka potencial dhe se nuk i nevojiten ndarje të reja.

“Miq të nderuar

Kam shumë kërkesa nga media të ndryshme të deklarohem për rrjedhat aktuale në LDK. Jam munduar të mos involvohem me opinione për çështje të rezultatit zgjedhor, në debate për dorëheqje apo se kush duhet të jetë e kush të mos jetë në krye të LDK-së, duke konsideruar se përgjegjësia për rezultatin është çështje etike, nuk është çështje e testimit dhe licencimit. Se kjo zgjidhet në organet vendimmarrëse të LDK-së; jo në deklarimet e ndonjë dege, të ndonjë simpatizanti, josimpatizanti apo të ndonjë debutueseje boshe se kush duhet të shkojë e kush jo nga LDK-ja. Në LDK problemet më së paku mund të zgjidhen me tifozllëk, andaj format e tilla të propagandës e deformojnë demokracinë dhe mund ta bëjnë kuvendin e thirrur arenë të përçarjeve, që nuk i nevojitet LDK-së, e cila akoma nuk është shëruar nga një kuvend i tillë i para njëzet viteve.

LDK-ja nuk meriton epitafe. Ata që e duan duhet ta duan me besim të plotë se LDK-ja ka potencial, ka forcë vetërregulluese dhe mund të ringritet si subjekt i fortë politik, i cili siguron balancë në ndërtimin demokratik të shtetit të Kosovës. Duhet ta kuptojnë se LDK-ja qëndron para çdo emri të përveçëm; se përveç me kryetarin e saj historik Ibrahim Rugova, LDK-ja nuk identifikohet me asnjë emër të veçantë.

Kuvendi si organi më i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës do duhej të sigurojë se LDK-ja nuk është parti as e vjetër as e re por parti që zhvillohet mbi bazat e përcaktuara 36 vjet më parë me aktin themelues të saj si parti konzervatore e qendrës së djathtë me orientim të palëkundur euroatlantik. LDK-ja ka nevojë të rikonfirmojë se beteja e saj politike nuk është ankand se kush jap më shumë por ofertë se si ndërtohet një shtet perspektiv, i fortë dhe i qëndrueshëm. Se LDK-ja nuk mund të përdoret si platformë mbi të cilën do të ndërtohet diçka tjetër duke e shfrytëzuar emrin e saj.

Reformat në LDK-ja i bëjnë njerëzit të cilët i kanë qëndruar besnik LDK-së, të hapur për ardhjet dhe ardhje të reja dhe njerëz të rinj. LDK-së nuk i nevojiten ndarjet në ne dhe ata; të vjetrit dhe të rinjtë; të mitë dhe të atyre para meje. Ajo ka nevojë të mendojë për forma dhe mekanizma që sjellin sa më shumë anëtarë, simpatizantë dhe votues. Ndërkaq, përgjegjësia në LDK të trajtohet si standard normal i etikës demokratike që nënkupton se rezultati ka pasojë.

Kuvendi mund ta gjejë zgjidhjen më të mirë duke vlerësuar se çfarë është e dobishme për rritjen dhe progresin e LDK-së, për forcimin e unitetit të brendshëm të saj, për ofrimin e veprimtarëve dhe veprimtareve, sepse asnjë njeri në LDK-ja nuk është i tepërt”, shkruan Mustafa në Facebook.

JU REKOMANDOJMË

Rama njofton se ka vde’kur Eliot Engel: Kosova do ta kujtojë gjithmonë miqësinë e tij, qëndroi në krahun tonë kur kishim nevojë më së shumti

Rama njofton se ka vde’kur Eliot Engel: Kosova do ta kujtojë gjithmonë miqësinë e tij, qëndroi në krahun tonë kur kishim nevojë më së shumti
10/04/2026 - 21:47

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka bërë të ditur se ka vdekur ish-kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, ish-kongresisti amerikan, Eliot...

Më shumëDetails

Deputetët miratojnë në parim Projektligjin për sigurimet shëndetësore

Deputetët miratojnë në parim Projektligjin për sigurimet shëndetësore
10/04/2026 - 21:37

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në parim Projektligjin për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor, teksa partitë opozitare kërkuan më shumë informacione nga Qeveria lidhur me...

Më shumëDetails

Aksident fatal me motoçikletë në Prevallë, shtetasi amerikan humb jetën

Aksident fatal me motoçikletë në Prevallë, shtetasi amerikan humb jetën
10/04/2026 - 21:31

Një ngjarje e rëndë është shënuar në malet e Sharri, në zonën e Prevallë, ku një shtetas i Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka humbur jetën si pasojë...

Më shumëDetails

Bajrami: Me ligjin e ri, pensionistëve u zvogëlohet pensioni për 3.5%, tregoni se cilat barna do i marrin pa pagesë ata

Bajrami: Me ligjin e ri, pensionistëve u zvogëlohet pensioni për 3.5%, tregoni se cilat barna do i marrin pa pagesë ata
10/04/2026 - 21:26

Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në seancën e sotme parlamentare, ka thënë se me ligjin e ri, pensionistëve do u zvogëlohet pensioni për 3.5%. Ajo...

Më shumëDetails

Prapaskenat e intervistës në burg, Martens: 4 muaj pasi i çova 12 pyetje, Haga më njoftoi se i kanë aprovuar përgjigjet e Thaçit

Prapaskenat e intervistës në burg, Martens: 4 muaj pasi i çova 12 pyetje, Haga më njoftoi se i kanë aprovuar përgjigjet e Thaçit
10/04/2026 - 20:42

Gazetari i gazetës gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Michael Martens, ka ndarë detaje rreth intervistës që ai ka zhvilluar me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në Hagë. Gazetari Martens,...

Më shumëDetails

Irani ka dy kushte që duhet plotësuar ShBA-ja nëse do të ulën në tavolinën e nogicatave

Irani ka dy kushte që duhet plotësuar ShBA-ja nëse do të ulën në tavolinën e nogicatave
10/04/2026 - 20:32

Negociatat mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara nuk mund të fillojnë derisa ShBA-ja të plotësojë dy kushte, sipas deklaratës së kryetarit të parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Siriani ‘Dr Face Architect’ që paraqitet si ‘doktor’ injekton ilegalisht botox e filler në biznesin e palicencuar ‘Quin…’ të Albana Merlaku

    Skandal: Siriani ‘Dr Face Architect’ që paraqitet si ‘doktor’ injekton ilegalisht botox e filler në biznesin e palicencuar ‘Quin…’ të Albana Merlaku

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Nga 10 prilli hyn në fuqi Sistemi Europian i hyrje-daljes, gjërat që duhet të dini para se të udhëtoni në “Schengen”

    142 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Deputeti i LDK-së zbulon prapaskenat, tregon çka u bisedua në takimin Kurti-Abdixhiku

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Hashim Thaçi jep intervistë nga burgu për gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Largime nga puna në palestrën sportive në Mitrovicën e Veriut, Armend Sejdiu: Spastrim etnik, nisi me sulme e presione

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë