Vedat Muriqi ka hyrë në histori me fanellën e Mallorcas, duke shkruar një kapitull të ri në La Liga.
Sulmuesi kosovar realizoi dy gola ndaj Rayo Vallecanos në javën e 31-të, duke vulosur fitoren dhe njëkohësisht duke thyer një rekord historik për klubin spanjoll.
Muriqi zhbllokoi ndeshjen në minutën e 36-të, ndërsa vetëm pak minuta më vonë, në të 40-tën, shënoi sërish për të çuar rezultatin në 2:0.
Me këto realizime, ai ka arritur në kuotën e 55 golave me Mallorcan, duke kaluar legjendën Samuel Eto’o dhe duke u bërë golashënuesi më i mirë në historinë e klubit.
Një moment historik për Muriqin, i cili po kalon sezonin më të mirë të karrierës, me plot 21 gola të shënuar në kampionat.














