Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dy gra të reja nga Kosova shpërblehen me çmime të rëndësishme në sigurinë kibernetike

07/08/2025 - 09:33
në Lajme, Ndryshe
A A
Dy gra të reja nga Kosova shpërblehen me çmime të rëndësishme në sigurinë kibernetike
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dy gra të reja nga Kosova kanë shkëlqyer në skenën ndërkombëtare të teknologjisë, duke u vlerësuar me çmime prestigjioze në fushën e sigurisë kibernetike.

Dredhza Braina, 22-vjeçarja nga Prishtina, ka fituar çmimin Global Cybersecurity Woman of the Year në kategorinë “Barrier Breaker”,

Braina, në një postim në Facebook, ka shkruar se është pafundësisht mirënjohëse për të gjithë ata që e kanë mbështetur në këtë rrugëtim.

“Po po, vendi i parë në botë, për mua, për ne, e për Kosovën! Fituese e çmimit Global Cybersecurity Woman of the Year në kategorinë “Barrier Breaker”. Jam pafundësisht mirënjohëse për të gjithë ata që më kanë mbështetur gjatë këtij rrugëtimi, familja ime, miqtë, komuniteti dhe dashamirët, ju faleminderit nga zemra! Ky çmim nuk është vetëm për mua, është për të gjithë ata që janë përballur me sfida, por nuk janë ndalur, kanë thyer heshtjen e kanë thyer barrierat”, ka shkruar Braina.

Ajo tutje ka shprehur falënderime ekipit të Cybersecurity Woman of the Year, veçanërisht Carmen Marsh, për krijimin e kësaj platforme ku gratë në sigurinë kibernetike jo vetëm njihen, por edhe fuqizohen, transmeton Telegrafi.

“Faleminderit jurisë Cristina Dolan, Victoria Beckman, Bianca Lins, Darren Argyle, Jessica Robinson, Helen Oakley, e shumë të tjerë, për besimin që më dhatë!Urime të gjitha fitueseve nëpër secilën kategori, është një nder i madh të jem mes jush! Këtë çmim e trofe e fitova me emrin tim, por do e mbaj për të gjithë bashkëkombësit e mi. Ky s’është fundi i rrugës, është vetëm hapi i radhës. Nuk do ndalemi këtu”, tha ajo.

Gjithashtu, edhe kosovarja tjetër, Luanda Domi ka fituar çmimin Cybersecurity Woman of the Year 2025 – kategoria Supporter.

“Jam ende e emocionuar dhe thellësisht mirënjohëse që fitova çmimin Cybersecurity Woman of the Year 2025 – kategoria Supporter ndarë në Las Vegas me 3 Gusht mes grave dhe mbështetësve të jashtëzakonshëm në fushën e sigurisë kibernetike”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook.

Po ashtu, ajo ka shprehur falënderime për të gjithë ata që e kanë votuar.

“Faleminderit nga zemra familjes sime, të gjithë atyre që votuan për mua dhe të gjithë atyre që më kanë përkrahur në këtë rrugëtim. Mbështetja juaj ka pasur domethënie të jashtëzakonshme për mua.
Jam krenare që do ta sjell këtë çmim në Kosovë—dhe shpresoj që të jetë një kujtesë e vogël për çdo vajzë të re: zëri yt ka vend në sigurinë kibernetike, në udhëheqje, në çdo dhomë. Mos u ndal. Bota ka nevojë për ty. Po ashtu, me kënaqësi ndaj që jam përzgjedhur në listën e ngushtë për çmimin Cybersecurity Woman of the World, që do të ndahet më 25 Shtator në Itali”, ka pohuar ajo.

JU REKOMANDOJMË

Halil Matoshi: Pas çdo deklarate të Grenellit, Vetëvendosja rritet me 5%

Halil Matoshi: Pas çdo deklarate të Grenellit, Vetëvendosja rritet me 5%
13/03/2026 - 01:32

Komentatori politik, Halil Matoshi në Politiko tha se reagimet dhe debatet rreth Richard Grenell, po ndikojnë indirekt në rritjen e mbështetjes për Lëvizjes Vetëvendosje. Sipas Matoshit, çdo deklaratë...

Më shumëDetails

Tetë vende myslimane dënojnë vendimin e Izraelit për mbylljen e xhamisë Al-Aksa gjatë Ramazanit

Tetë vende myslimane dënojnë vendimin e Izraelit për mbylljen e xhamisë Al-Aksa gjatë Ramazanit
13/03/2026 - 01:30

Disa vende myslimane dënuan mbylljen e portave të Xhamisë Al-Aksa për besimtarët myslimanë gjatë Ramazanit në mes të luftës SHBA-Izrael me Iranin dhe tensioneve rajonale. Kompleksi i Xhamisë...

Më shumëDetails

Japonia financon projektin për pastrimin e terreneve nga minat në zonën e Mitrovicës dhe të Graçanicës

Japonia financon projektin për pastrimin e terreneve nga minat në zonën e Mitrovicës dhe të Graçanicës
13/03/2026 - 01:26

Në kuadër të grantit për sigurinë njerëzore në nivel lokal (GGP), Ambasada e Japonisë në Kosovë ka organizuar ceremoninë e dorëzimit të projektit për pastrimin e terreneve nga...

Më shumëDetails

Dimal Basha: Unë jam argat, ku te sheh VV-ja se mund të ndihmoj, e marr atë pozitë

Dimal Basha: Unë jam argat, ku te sheh VV-ja se mund të ndihmoj, e marr atë pozitë
13/03/2026 - 00:30

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, duke folur për raportet mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, ka thënë se bashkëpunimi nuk mbahet përmes posteve. Mes tjerash, ai është shprehur...

Më shumëDetails

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n
13/03/2026 - 00:24

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars se Serbia ka blerë raketa balistike supersonike CM-400 nga Kina.  “Ne kemi një numër të konsiderueshëm raketash dhe do...

Më shumëDetails

Kaplohet nga zjarri një banesë, humb jetën një i moshuar

Kaplohet nga zjarri një banesë, humb jetën një i moshuar
12/03/2026 - 22:59

Një i moshuar ka vdekur nga asfiksia, pasi zjarri ka kapluar katin e parë të një banese në Tiranë. Nga informacionet paraprake mësohet se ngjarja ka ndodhur në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Si në filma: Momenti kur arrestohen dy fajdexhi, tentuan t’i marrin viktimës shtëpinë dhe dy lokale në vlerë një milion euro

    Si në filma: Momenti kur arrestohen dy fajdexhi, tentuan t’i marrin viktimës shtëpinë dhe dy lokale në vlerë një milion euro

    316 Shpërndaje
    Shpërndaje 126 Tweet 79
  • Partitë vendosin, kjo pritet të jetë përbërja e re e KQZ-së

    268 Shpërndaje
    Shpërndaje 107 Tweet 67
  • BIK-u shtrenjton vitrat këtë Ramazan, këto janë çmimet e reja

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Kryesia dhe anëtarësia e Guxo në Deçan japin dorëheqje kolektive pas moskandidimit të Osmanit për presidente

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • A u përmendën emra për president në takimet me Kurtin, Abdixhiku jep deklaratën befasuese!

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë