Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitë tjera relevante të Policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë, ka realizuar me sukses ekstradimin e dy të kërkuarve me letër rreshtim ndërkombëtar.
Ekstradimet u realizuan me datat 17 dhe 19 shkurt 2026, pasi që të dyshuarit ishin arrestuar nga autoritete gjermane, të cilët ishin të kërkuar përmes Interpol-it, njëri për veprat penale “vrasje në tentative” dhe “armëmbajtje pa leje” ndërsa tjetri për veprën penale “vjedhje e rëndë”. Të dyshuarit pas ekstradimit, u janë dorëzuar njësiteve përkatëse të policisë për vazhdim me procedurat tjera ligjore.
Policia e Kosovës do të vazhdoj me shkëmbimin e informacioneve me institucionet vendore, shtetet dhe organizatat ndërkombëtare me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale që ndërlidhen me hetimin e kryesve të veprave penale, si dhe aktivitete tjera në gjurmimin, kapjen-arrestimin e personave dhe grupeve kriminale që veprojnë brenda dhe jashtë vendit.












