Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dy shokë nga BKS-ja, biznesi i tokave dhe qarkullimet e dyshimta – raporti i shtetit për Sami Mazrekun dhe Venhar Hanën

29/10/2025 - 16:25
në Kryesore, Lajme
A A
Dy shokë nga BKS-ja, biznesi i tokave dhe qarkullimet e dyshimta – raporti i shtetit për Sami Mazrekun dhe Venhar Hanën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Njësia për Inteligjencë Financiare e Kosovës (NJIF-K) ka përgatitur një raport konfidencial që hedh dritë mbi llogaritë bankare, transaksionet dhe pasuritë e dy ish-zyrtarëve të BKS-së, Sami Mazreku dhe Venhar Hana. Dokumenti, i siguruar nga Insajderi dhe i shtatorit 2022, përshkruan një rrjet të ndërlidhur personash, kompanish dhe qarkullimesh që përfshijnë shuma të mëdha parash “cash”, pasuri të paluajtshme dhe llogari të përbashkëta në disa banka. “Të gjitha lëvizjet financiare të të përmendurve duhet të verifikohen nga organet e rendit për të përcaktuar origjinën dhe destinimin e mjeteve monetare”, thuhet në raportin e NJIF.

Paratë, pronat dhe Byroja e Sigurimeve (BKS) janë tri fjalët që përmblidhnin rrugëtimin e Sami Mazrekut dhe Venhar Hanës në industrinë shumë-milionëshe të sigurimeve në Kosovë, dhe tutje.

Njëri, për vite me radhë Drejtor Ekzekutiv i Byrosë, e tjetri, Shef i Zyrës Ligjore në Shoqatën e Sigurimeve dhe më vonë avokat i BKS-së.

Të dy janë lidhur në transaksione, kontrata dhe biznese që kalojnë kufijtë e sektorit që dikur e udhëhiqnin.

Aktualisht, Venhar Hana ndodhet nën masën e arrestit shtëpiak, i dyshuar për mashtrime dhe ndërmjetësime të dyshimta në shitblerje pronash, që shteti pretendon se ishin publike e u tjetërsuan me letra fallc.

Ndërkaq, Sami Mazreku është zyrtarisht i përjashtuar për pesë vite nga industria e sigurimeve, pas një raporti ekzaminimi të mëhershëm të Bankës Qendrore të Kosovës, që kishte konstatuar shkelje menaxheriale gjatë periudhës së drejtimit të tij në BKS. Por, jo vetëm të tiajat, prandaj dhe në para-përjashtim janë vënë me vërejtje të fundit edhe një sërë drejtorash kompanish private që ishin në organet drejtuese të BKS-së.

Llogaritë bankare – një rrjet i gjerë i emrave dhe kompanive

Raporti i NJIF-K përfshin një listë të gjatë llogarish bankare të hapura në NLB, BKT, ProCredit Bank, Raiffeisen Bank, TEB, Bankën Ekonomike dhe Bankën për Biznes (BPB), ku shfaqen si mbajtës ose persona të autorizuar Sami Mazreku, një familjar i tij bashkëpunëtorë të tjerë të Byrosë.

Në disa prej tyre përfshihen edhe emrat Valon Berisha dhe Bashkim Vitija, që rezultojnë bashkë-autorizues në të njëjtat llogari me Mazrekun.

“Llog Bankare: 1189007193010180 – Byroja Kosovare e Sigurimit; të autorizuar Sami Mazreku dhe Bashkim Vitija. Llog Bankare: 1501001014211756 – Byroja Kosovare e Sigurimit; të autorizuar Sami Mazreku, Valon Berisha dhe Bashkim Vitija”, thuhet në raport.

Këto llogari kanë realizuar një sërë transaksionesh të përsëritura – depozitime, tërheqje dhe transferta të brendshme midis vetë institucioneve të sigurimeve.

Sipas raportit, modeli i transaksioneve tregon për një ndërthurje të interesave publike dhe private, ku të njëjtët individë kishin kontroll si mbi fondet e Byrosë, ashtu edhe mbi llogaritë e tyre personale.

Tërheqjet masive “cash” dhe kompania HANA LAW LLC

Një pjesë e veçantë e raportit i kushtohet Venhar Hanës, i cili është pronar dhe përfitues i vetëm i kompanisë HANA LAW LLC, të themeluar më 2020.

Sipas NJIF-K-së, përmes kësaj firme janë kryer tërheqje masive në para të gatshme gjatë vitit 2021, në total mbi 400 mijë euro, me destinacion të paqartë.

“Personi realizon tërheqje në shuma relativisht të larta në të gatshme ‘cash’ në emër të të hyrave nga shitblerja e patundshmërisë – 150 000 EUR dhe 20 000 EUR më datë 18.11.2021 dhe 22.11.2021.
Po ashtu, realizon tërheqje 100 000 EUR më 10.06.2021 dhe 135 000 EUR më 17.06.2021”, thuhet në raportin e NJIF.

Këto veprime, sipas raportit, “paraqesin indikatorë të fortë për veprimtari të dyshimta financiare”.

Raporti konsideron si potencialisht të dyshimta tërheqjet në të gatshme ‘cash’ dhe destinimin e tyre, përfshirë në përgjithësi rolin në cilësinë e ndërmjetësimit dhe çmimin kontraktual.

Sipas të dhënave, këto tërheqje janë justifikuar si pagesa për shitblerje pronash në Çagllavicë dhe Veternik, zona të njohura për aktivitet të dendur tregu të pasurive të paluajtshme.

Megjithatë, raporti vëren mungesë të dokumenteve që provojnë pagesat përmes transaksioneve bankare apo pranimeve ligjore.

Rrjeti i dy institucioneve – BKS dhe SHSK – në qendër të një skenari të ndërlidhur financiar

Në raportin konfidencial të NJIF shfaqet një rrjet i ngushtë mes Byrosë Kosovare të Sigurimit dhe Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës (SHSK), i cili lidhet përmes tre persona: Sami Mazreku, Valon Berisha dhe Bashkim Vitija.

Këta tre emra shfaqen si të autorizuar në llogaritë bankare të BKS‑së dhe në të njëjtën kohë në llogaritë e SHSK‑së. Kjo përputhje tregon se të njëjtët individë kontrollojnë si fondet publike të Byrosë, ashtu edhe asetet e Shoqatës, duke krijuar një “nyjë”.

Përveç këtyre tre personave, raporti përmend edhe individë Ilir Prapashtica, Ibrahim Kastrati, Agon Hoxha dhe Adem Selmani si të autorizuar në llogaritë e SHSK‑së.

Rrjeti i përbashkët shtrihet në një sërë transaksionesh të dyshimta: depozitime të vogla “kupon fiscal” (10‑20 €) që përsëriten në llogaritë e hetuara nga NJIF, transferime të shumta cash përmes kompanisë HANA LAW LLC (150 000 € + 20 000 € në nëntor 2021, 100 000 € + 135 000 € në qershor 2021).

Në këtë kontekst, Sami Mazreku, Valon Berisha dhe Bashkim Vitija shërbejnë si lidhja kryesore mes dy institucioneve, ndërsa Ilir Prapashtica, Ibrahim Kastrati, Agon Hoxha dhe Adem Selmani forcojnë bazën e kontrollit në SHSK.

Ilir Prapashtica një kohë ka mbajtur edhe pozitë në BKS, sa ishte drejtor Sami Mazreku.

Nga Çagllavica te Veterniku – pronat që i lidhin

Raporti i NJIF-K përputhet me publikimet e mëhershme të Insajderit, përfshirë artikullin “Shteti bën raport për ish-avokatin e Byrosë: Transaksione të dyshimta pronash me vlera të mëdha në Çagllavicë”, ku zbuloheshin ndërmjetësimet e HANA LAWnë shitblerje tokash mbi 400 mijë euro.

Një pjesë e tërheqjeve të përmendura në raport lidhen drejtpërdrejt me këto kontrata.

Në një traprti jetër të Insajderit, “Toka milionëshe në Veternik – Gjykata i bllokon pronë edhe ish-drejtorit të BKS-së, Sami Mazreku, e avokatit Venhar Hana”, Gjykata Themelore e Prishtinës kishte vendosur bllokimin e përkohshëm të një prone me vlerë disa milionëshe, ku të dy figuronin si palë të përfshira.

Byroja Kosovare e Sigurimeve – nyja e përbashkët e flukseve financiare

Në raportin e NJIF-K, Byroja Kosovare e Sigurimeve del si pika e përbashkët e shumicës së llogarive dhe transaksioneve. Në disa prej llogarive të BKS-së të analizuara, përsëriten emrat Mazreku, Berisha dhe Vitija si persona të autorizuar.

“Llog Bankare: 1501090003484022 – Byroja Kosovare e Sigurimit; të autorizuar Sami Mazreku, Valon Berisha dhe Bashkim Vitija. Llog Bankare: 1401000000383523 – Byroja Kosovare e Sigurimit; të autorizuar Sami Mazreku, Valon Berisha dhe Bashkim Vitija”, thuhet në raport.

Sipas dokumentit, këto llogari kanë shënuar transferime të brendshme midis institucioneve të sigurimeve dhe individëve, pa përshkrime të plota në dokumentet shoqëruese.

Për NJIF-K, ky model përbën indikator për “strukturim të fondeve” dhe ndërthurje interesash ndërmjet llogarive publike e private.

Raporti i NJIF-K sqaron në fund se “të gjitha të dhënat dhe dokumentet bëhen publike vetëm për qëllime inteligjence dhe nuk mund të përdoren si prova përpara gjykatës, përveç nëse miratohen nga drejtori.”

Ky raport përfshin informacione që organet hetimore i kanë konsideruar me interes për hetim të mëtejshëm.

Rasti i Sami Mazrekut dhe Venhar Hanës, për të cilin Gazeta Insajderi ka raportuar tash e shumë muaj, po shndërrohet në një nga hetimet më të rëndësishme financiare të viteve të fundit në Kosovë.

Raporti i NJIF-K, dokumentet bankare dhe vendimet e gjykatave për tokat në Çagllavicë e Veternik krijojnë një tablo të një rrjeti të përbashkët që lidh sektorin publik, industrinë e sigurimeve dhe bizneset private të pasurive të paluajtshme./Gazeta Insajderi

JU REKOMANDOJMË

Kurti pas koncensioneve: Dhamë një dritare 12-mujore, strukturat ilegale kanë mbetur vetëm në shëndetësi e arsim

Kurti pas koncensioneve: Dhamë një dritare 12-mujore, strukturat ilegale kanë mbetur vetëm në shëndetësi e arsim
19/03/2026 - 11:26

Kryeministri Albin Kurti e ka quajtur dhënie e një “dritareje” kompromisin që bëri duke njohur letërnjoftimet e lëshuara nga Serbia për të zbatuar ligjin për të huajt dhe...

Më shumëDetails

Dogana e Kosovës asgjëson mallra të falsifikuara me markën tregtare “Ariel”

Dogana e Kosovës asgjëson mallra të falsifikuara me markën tregtare “Ariel”
19/03/2026 - 11:17

Në kuadër të zbatimit të kompetencave ligjore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe sigurisë së konsumatorëve, është realizuar asgjësimi i 4,000 copë preparate të falsifikuara...

Më shumëDetails

Inspektorati me aksion për Bajram, kontrollohen çmimet në gjithë Kosovën

Inspektorati me aksion për Bajram, kontrollohen çmimet në gjithë Kosovën
19/03/2026 - 11:14

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, që vepron në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka njoftuar se gjatë gjithë javës, përfshirë edhe ditën e...

Më shumëDetails

Storie suksesi: Drena Kusari nga Kosova emërohet në një nga pozitat më të larta në Microsoft

Storie suksesi: Drena Kusari nga Kosova emërohet në një nga pozitat më të larta në Microsoft
19/03/2026 - 10:37

Ekspertja shqiptare në industrinë globale të teknologjisë, Drena Kusari, ka njoftuar se ka marrë një rol të ri të rëndësishëm në gjigantin teknologjik Microsoft. Përmes një postimi në...

Më shumëDetails

Stërvitja e ushtarëve serbë në kufi, Kurti: Njësi që trajnuan Radoiçiqin për sulmin në Banjskë

Kush hyn në “matematikat” e Kurtit për formimin e Qeverisë?
19/03/2026 - 10:34

Kryeministri Albin Kurti është deklaruar lidhur me stërvitjen e ushtarëve serbë në kufi me Kosovën, gjatë ditës së mërkurë. Para mediave, shefi i qeverisë këto ushtrime i quajti...

Më shumëDetails

Ligji për të Huajt, Kurti: Veç po e zbatojmë ligjin e para 13 vjetëve

Ligji për të Huajt, Kurti: Veç po e zbatojmë ligjin e para 13 vjetëve
19/03/2026 - 10:27

Kryeministri Albin Kurti, është pyetur lidhur me marrëveshjen mes Kosovës dhe BE-së për Ligjin për të Huajt.Kurti tha se qeveria thjesht po e zbaton ligjin në bashkëpunim me...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Përurohet stacioni i ri autobusëve, hap i ri për identitetin urban të Skenderajt

    Përurohet stacioni i ri autobusëve, hap i ri për identitetin urban të Skenderajt

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    151 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • VIDEO/ Polici jashtë detyrës kapet duke rrahur qytetarin në mes të rrugës, IPK nis hetimet

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Emona Center me super ofertë për sofrën e Bajramit

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë