Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dy të akuzuarit në sulmin terrorist serb në Banjskë vendosin të mbrohen të heshtje

20/02/2026 - 11:09
në Kryesore, Lajme
A A
Dy të akuzuarit në sulmin terrorist serb në Banjskë vendosin të mbrohen të heshtje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dy të akuzuarit për sulmin në Banjskë, Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq, kanë vendosur që në këtë proces gjyqësor të mbrohen në heshtje, ndërsa i akuzuari Dushan Maksimoviq ka vendosur që ta japë fjalën e mbrojtjes.

Vendimet e tyre u bënë të ditura gjatë shqyrtimit gjyqësor, ku mbrojtja paraqiti qëndrimet lidhur me deklarimin e të akuzuarve në këtë fazë të procedurës.

Sipas deklarimeve në seancë, dy të akuzuarit kanë zgjedhur të shfrytëzojnë të drejtën ligjore për të mos dhënë mbrojtje në këtë fazë, ndërsa për të akuzuarin e tretë u kërkua shtyrje e dhënies së mbrojtjes për shkak të nevojës për shqyrtim të materialeve të lëndës.

Avokati i Blagoje Spasojeviqit, Ljubomir Pantoviq, tha se klienti i tij do të mbrohet në heshtje dhe nuk do të deklarohet në këtë shqyrtim.

“Ai do të mbrohet në heshtje, kështu që nuk do të deklarohet në këtë shqyrtim”, tha ai.

Edhe vetë Spasojeviq deklaroi para gjykatës se, ashtu siç ka thënë avokati i tij, do ta shfrytëzojë të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje.

“E nderuar gjykatë, siç ka thënë avokati, do ta shfrytëzoj të drejtën time dhe do të mbrohem në heshtje”.

Avokati Millosh Deleviq deklaroi se edhe i mbrojturi i tij, Vladimir Toliq, do t’i shfrytëzojë të drejtat ligjore për të mos dhënë mbrojtje pas këshillimit me mbrojtësin e tij.

“Edhe i mbrojturi im Vladimir Toliq do t’i shfrytëzojë të drejtat ligjore të mos japë mbrojtjen pas këshillit me mua si mbrojtës i tij”.

Po ashtu, Toliq konfirmoi se pajtohet me avokatin e tij dhe do ta shfrytëzojë të drejtën ligjore për t’u mbrojtur në heshtje.

“Unë pajtohem me avokatin tim dhe do ta shfrytëzoj të drejtën ligjore që të mbrohem në heshtje”, tha ai.

Avokatja Jovana Fillipoviq deklaroi se Dushan Maksimoviq do ta japë mbrojtjen para gjykatës, por jo në seancën e sotme, pasi sipas saj ai nuk ka pasur mundësi të njoftohej me shkresat e lëndës.

Ajo propozoi që mbrojtja të ketë mundësi të shqyrtojë materialin në qendrën e paraburgimit dhe Maksimoviq në seancën e ardhshme ta japë mbrojtjen dhe të deklarohet.

“Dushan Maksimoviq do ta japë mbrojtjen e tij para gjykatës, mirëpo ne për sot nuk mund ta bëjmë sepse Dushani nuk ka mundur të njoftohej me shkresat e lëndës, prandaj propozoj që të kemi mundësi ta shohim materialin në qendrën e paraburgimit dhe Dushani në seancën tjetër ta japë mbrojtjen e tij dhe të deklarohet”.

Ndërkaq, i akuzuari Maksimoviq deklaroi se e konsideron të domosdoshme të njoftohet me video-incizimet dhe proceset e dorëzuara, në mënyrë që të mund të deklarohet në një seancë tjetër.

“Mendoj se është e domosdoshme që unë të njoftohem me video-incizimet dhe proceset e dorëzuara, ashtu që të deklarohem në një seancë tjetër”, deklaroi i akuzuari Maksimoviq.

Pas konsultimit, kryetari i trupit gjykues, Ngadhnjim Arrni, deklaroi se aprovohet propozimi i avokates Jovana Fillipoviq që seanca e sotme të ndërpritet dhe mbrojtja e të akuzuarit Dushan të jepet në një datë tjetër, pasi sipas tij mbrojtja ka nevojë për konsultime më të zgjeruara me të akuzuarin në mënyrë që ai ta japë mbrojtjen e tij.

“Aprovohet propozimi i avokates Jovana Fillipoviq që seanca e sotme të ndërpritet dhe se mbrojtja e të akuzuarit Dushan të jepet në një datë tjetër, pasi që paraprakisht mbrojtja ka nevojë që të ketë konsultime më të zgjeruara me të akuzuarin, në mënyrë që të japë mbrojtjen e tij”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Kurti: Pa flijimin e familjes Jashari, nuk bëhej festa e pavarësisë së Kosovës

Kurti: Pa flijimin e familjes Jashari, nuk bëhej festa e pavarësisë së Kosovës
20/02/2026 - 13:08

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë, të mbajtur sot, ka folur për muajin e lavdisë-marsin. Ai është deklaruar lidhur me themelimin e Këshillit Shtetëror për...

Më shumëDetails

PDK tërheq amendamentet e propozuara, Tahiri: Nuk e mbështesim buxhetin 2026

PDK tërheq amendamentet e propozuara, Tahiri: Nuk e mbështesim buxhetin 2026
20/02/2026 - 13:04

Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Arian Tahiri gjatë seancës plenare për buxhetin 2026, kritikoi qeverinë për mosreflektim dhe ndryshim të këtij projektligji. Ai tha se PDK-ja tërheq...

Më shumëDetails

Pas Besnik Mujecit të VV-së që u kap me drogë edhe kandidati Kushtrim Ramadani kapet me kokainë, armë dhe para të gatshme

Pas Besnik Mujecit të VV-së që u kap me drogë edhe kandidati Kushtrim Ramadani kapet me kokainë, armë dhe para të gatshme
20/02/2026 - 12:50

Ish asambleisti dhe aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Mujeci ishte arrestuar para dy vite në Tiranë si pjesë e një grupi të organizuar të trafikut dhe shpërndarjes së...

Më shumëDetails

Murati: Nuk kemi shumë kohë, buxheti 2026 është i përkohshëm dhe emergjent

Murati: Qeveria ia ka ndarë komunës së Prishtinës 83 milionë euro
20/02/2026 - 12:47

Ministri i Financave nga Lëvizja Vetëvendosje, Hekuran Murati, deklaroi gjatë seancës plenare ku po shqyrtohet Projektbuxheti 2026 se ky buxhet është i përkohshëm dhe emergjent. Murati tha se...

Më shumëDetails

LDK ultimatum Qeverisë, nuk e votojnë buxhetin nëse nuk shtohen amendamentet e tyre

LDK ultimatum Qeverisë, nuk e votojnë buxhetin nëse nuk shtohen amendamentet e tyre
20/02/2026 - 12:11

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku – Sadriu, ka deklaruar në Kuvendin e Kosovës se nuk e votojnë buxhetin, nëse nuk shtohen 21 amandamentet. Ajo kërkoi...

Më shumëDetails

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi, dyshohet për vjedhje

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi, dyshohet për vjedhje
20/02/2026 - 11:49

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për përfshirje në veprime të kundërligjshme, duke publikuar fotografinë e tij. Në njoftim...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Rasti “Fajdeja”/Ngrihet aktakuzë ndaj Gëzim Sinani e Salih Sinani, pranojnë fajësinë për rreth 3 milionë euro fajde – Vetëm biznesmeni Abdurrahim Hasani paguajti mbi 1 milion euro fajde

    Rasti “Fajdeja”/Ngrihet aktakuzë ndaj Gëzim Sinani e Salih Sinani, pranojnë fajësinë për rreth 3 milionë euro fajde – Vetëm biznesmeni Abdurrahim Hasani paguajti mbi 1 milion euro fajde

    790 Shpërndaje
    Shpërndaje 316 Tweet 198
  • Ky është Dardan Rama, ‘sekseri’ që ndërmjetësoi mbi 300 mijë euro fajde, pranoi fajësinë me marrëveshje para prokurorit

    200 Shpërndaje
    Shpërndaje 80 Tweet 50
  • Rasti “Fajdeja”/Mbi 500 mijë euro para me fajde: Të akuzuarit Mulolli, Kurda, Sopjani e Haxhiu dënohen vetëm me gjobë, Krasniqi me 8 muaj burgim (Dokument)

    832 Shpërndaje
    Shpërndaje 333 Tweet 208
  • Biznesmenë e fajdexhinj – Si detyroheshin viktimat të paguanin vlera marramendëse për paratë që i morën

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Gjykata merr vendim për Arianit Sllamnikun

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë