Janë arrestuar dy persona në Vushtrri pasi që më veturën e tyre kanë rrëmbyer një person duke i marrë një shumë të parave.
Policia njofton se ka arritur të identifikojë dhe arrestojë dy të dyshuarit, njëri 19 vjeçar, ndërsa tjetri 20 vjeçar.
“Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se dy të dyshuarit pasi e kanë marrë viktimën mashkull/kosovar dhe e kanë futur në veturën e tyre, nga i njëjti kanë marrë një shumë të parave, më pas të dyshuarit ishin ikur në drejtim të panjohur. Policia kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë dy persona të dyshuar B. Z., 20 vjeçar dhe E. B.,19 vjeçar, të dy shtetas të Republikës së Kosovës”, thuhet në raportin e Policisë.
Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit të rastit, ndaj të dyshuarit B. Z., është caktuar masa e ndalimit policor, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt.