Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Dy të vrarë me prejardhje shqiptare në luftën e Ukrainës, varrosen me ceremoni” (Emrat)

23/10/2023 - 13:44
në Kryesore, Lajme
A A
“Dy të vrarë me prejardhje shqiptare në luftën e Ukrainës, varrosen me ceremoni” (Emrat)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti në Parlamentin shqiptar, Pandeli Majko, ka thënë se është njoftuar për vdekjen e dy shqiptarëve në luftën në Ukrainë. Majko, theksoi se ata ishin ushtarë në ushtrinë e Ukrainës.

Ish-kryeministri i Shqipërisë, potencoi se lajmin e mori nga konsolli i Shqipërisë në Ukrainë, Omarov Shakhin.

“Konsulli i Shqipërisë në Ukrainë, Omarov Shakhin, sapo më shkruajti për një lajm të hidhur. Ukraina, nga sot, ka edhe dy djem, nga rradhët e diasporës shqiptare të cilët kanë rënë në luftë. Ata ishin ushtarë në ushtrinë e Ukrainës, të cilët luftuan dhe dhanë jetën në krye të detyrës si heronj. Ata ishin:

Dermentli Anatoly ishte nga fshati shqiptar i Karakurtit (në rajonin e Odesës). Ai kishte lindur më 3 shtator 1980. U mobilizua në Brigadën e mekanizuar Nr.118 në rajonin e Zaporozhias. Në 15 tetor, humbi jetën, në një mision luftimi”, shkroi Majko.

“Haydarzhy Danylo u lind në një familje shqiptare në 26 janar 2002 në fshatin Georgivka (rajoni i Zaporozhias). Ai ishte fëmija i dytë në familjen e tij, cila aktualisht, jeton ende në zonën e okupuar nga trupat ruse. Kur filloi lufta ai ishte në Poloni. Në verën e 2022, ai shkoi vullnetarisht për tu mobilizuar, por por u refuzua (për shkak të moshës). Në vitin 2023 pas ditëlindjes së 21-të ai aplikoi sërish dhe shërbeu vullnetarisht në Forcat e Armatosura të Ukrainës. Ai shërbeu në njësinë ushtarake A290 dhe dha jetën në zonën e luftimeve në fshatin Liman, pranë qytetit Kupiansk, në rajonin e Kharkivit”.

“Dje janë zhvilluar në qytetin e Zaporozhias ceremonistë funerale të dy djemve shqiptarë me gjak, të cilët edhe nga fotot personale duket që nuk kanë harruar origjinën e tyre”.

“Në ceremoninë e varrimit pranë flamurit të Ukrainës është vendosur edhe flamuri kombëtar shqiptar. I përjetshëm, qoftë kujtimi i tyre!”.

JU REKOMANDOJMË

I kapuri nga aksioni i djeshëm nga Prokurorisë Speciale, Shemsi Bahtiri shihet i afërt më Albin Kurtin
Kryesore

I kapuri nga aksioni i djeshëm nga Prokurorisë Speciale, Shemsi Bahtiri shihet i afërt më Albin Kurtin

04/06/2025 - 18:53
Gashi i AVONET: IPKO po i dëmton qytetarët
Kryesore

Gashi i AVONET: IPKO po i dëmton qytetarët

04/06/2025 - 18:31
Dyshohet se hyri ilegalisht në Kosovë, arrestohet serbi në Leposaviq
Lajme

Kush janë të arrestuarit për drogë që sot dolën para Gjykatës dhe çka thotë dosja për ta?

04/06/2025 - 18:12
Cakolli: Kur dorëhiqesh nga ekzekutivi s’ka vend për të qëndruar në objekt, e lëre më për të votuar borde
Kryesore

Cakolli: Ideja që zgjedhjet parlamentare dhe lokale të mbahen në të njëjtën ditë është e papërgjegjshme

04/06/2025 - 17:51
Vëllai i Liridona Ademajt takon nipat e tij pas shumë kohe
Lajme

Krasniqi thotë se mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme mund të bëhet e domosdoshme, por jo në një datë me ato lokale

04/06/2025 - 17:32
Shemsi Bahtiri përjashtohet nga VV-ja, partia e Kurtit e pranon se i arrestuari për trafikim me drogë ishte anëtar i tyre
Lajme

Shemsi Bahtiri përjashtohet nga VV-ja, partia e Kurtit e pranon se i arrestuari për trafikim me drogë ishte anëtar i tyre

04/06/2025 - 17:24

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    1168 Shpërndaje
    Shpërndaje 467 Tweet 292
  • “Lepur ik” – Bahtiri i arrestuar për drogë protestonte me LVV-në kundër kryeprokurorit Lumezi

    157 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 39
  • Inspektorati mbylli klinikën “Empatia” në Mitrovicë të ish deputetit të VV-së, objekti i ndërtuar nga “Ari Company” nuk plotësonte kushtet sanitare (Dokument)

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Kush u arrestua në Pejë gjatë operacionit “Qielli i Thyer” – ndër të ndaluarit edhe pronari i një kompanie derivatesh

    127 Shpërndaje
    Shpërndaje 51 Tweet 32
  • Shpallet fituese kompania për mirëmbajtje të gjelbërimin në Mitrovicë – kompania humbëse konkuroi me rimorkio për shpërndarjen e urinës së bagëtive

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë