Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dy vite pas punësimit të bashkëshortes së rektorit në IKKL, Atdhe Hetemi emërohet profesor në Universitetin e Prishtinës

05/02/2026 - 14:12
në Lajme
A A
Dy vite pas punësimit të bashkëshortes së rektorit në IKKL, Atdhe Hetemi emërohet profesor në Universitetin e Prishtinës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Atdhe Hetemi, drejtor i Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë, është emëruar profesor asistent në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës.

Rektor i Universitetit të Prishtinës është Arben Hajrullahu, bashkëshort i Albana Arbenit. Kjo e fundit ishte punësuar dy vite më parë në pozitën e Zyrtares së Lartë Certifikuese në IKKL, në periudhën kur drejtimin e këtij institucioni e ushtronte vetë Hetemi.

Më 14 janar të këtij viti, Hajrullahu ia nënshkroi Hetemit kontratën e punës, e cila parashihet të zgjasë nga 15 shtatori i këtij viti deri më 14 shtator 2030.

Universiteti i Prishtinës për Insajderin ka bërë të ditur se, me kërkesë të Fakultetit të Filologjisë, është shpallur konkurs i jashtëm për dy pozita të profesorëve asistentë. Sipas UP-së, këto pozita kanë qenë të domosdoshme për procesin e riakreditimit të programit të Ballkanistikës, i cili rrezikonte mbylljen për shkak të mungesës së stafit akademik.

Nga UP-ja kanë deklaruar se procesi i përzgjedhjes është zhvilluar në përputhje të plotë me Statutin e Universitetit dhe me rregulloret përkatëse. Pretendimet për konflikt interesi, për shkak të marrëdhënieve të mëhershme profesionale ndërmjet Hetemit dhe institucionit ku punon bashkëshortja e rektorit, sipas universitetit, nuk qëndrojnë.

“Statuti i Universitetit të Prishtinës dhe rregulloret në fuqi janë të qarta në këtë drejtim dhe nuk lejojnë, në asnjë fazë të procesit të përzgjedhjes, përfshirjen e rektorit si mekanizëm vendimmarrës apo ndikues në përzgjedhjen e kandidatëve për pozitat e shpallura në konkurset e Universitetit të Prishtinës”, thuhet tutje.

Lidhur me pretendimet për konflikt interesin, nga ky institucion kanë thënë se përzgjedhja e kandidatëve zhvillohet në disa nivele kolegjiale, dhe se paportet vlerësuese për të gjithë kandidatët janë publikuar në Buletinin e Universitetit të Prishtinës dhe janë të qasshme për publikun.

“Raportet vlerësuese për të gjithë kandidatët janë publikuar në Buletinin e Universitetit të Prishtinës dhe janë të qasshme për çdo palë të interesuar. Universiteti i Prishtinës ka të përcaktuara qartë dhe në mënyrë të detajuar procedurat për emërimin e personelit akademik, të cilat bazohen në parimin e përzgjedhjes përmes komisioneve vlerësuese të pavarura. Këto komisione propozohen dhe miratohen nga Këshillat e Njësive Akademike dhe, sipas rregullave në fuqi, në përbërjen e tyre nuk mund të përfshihen bartës të funksioneve menaxheriale, përfshirë edhe rektorin”, thuhet në përgjigjjen e Universitetit.

“Në asnjë fazë të këtij procesi nuk ka pasur konflikt interesi apo dukje të konfliktit të interesit”, thuhet në përgjigjen e UP-së, duke shtuar se mekanizmat e kontrollit dhe ankimit e bëjnë të pamundur ndikimin individual në proces.

JU REKOMANDOJMË

Prindon Sadriu e “çon në qiell” Vjosa Osmanin: Emri yt është markë dhe brend i njohur në të gjitha kontinentet

Ish-Zotëria i Parë me mesazh për Osmanin: Nuk u përkule kurrë, hyre si lidere e po del si frymëzim
06/04/2026 - 08:30

Pindron Sadriu, bashkëshorti i Vjosa Osmanit, ka përshkruar në mënyrë personale përfundimin e mandatit të saj si presidente e Kosovës, duke e vlerësuar rolin e saj siç tha...

Më shumëDetails

A do t’i kthejë Gjermania rreth 800 mijë refugjatë sirianë – ky është propozimi i Kancelarit Merz

A do t’i kthejë Gjermania rreth 800 mijë refugjatë sirianë – ky është propozimi i Kancelarit Merz
06/04/2026 - 08:15

Friedrich Merz deklaroi pas takimit me Presidentin sirian Ahmed al-Sharaa se “në perspektivën e tri viteve të ardhshme rreth 80% e sirianëve që qëndrojnë aktualisht në Gjermani duhet...

Më shumëDetails

Çështja e presidentit, sot takohen Kurti dhe Abdixhiku

Albin Kurti i shkruan letër Lumir Abdixhikut, a është kjo ftesë për koalicion?
06/04/2026 - 08:00

Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri e ka konfirmuar se kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku do të takohen të hënën. Siç është...

Më shumëDetails

Konflikt për kontest pronësor në Mitrovicë, përfundojnë në polici ndërtuesi i banesave dhe qytetari

Konflikt për kontest pronësor në Mitrovicë, përfundojnë në polici ndërtuesi i banesave dhe qytetari
05/04/2026 - 23:15

Një konflikt i paprecedentë ka ndodhur sot në rrugën "Hasan Prishtina" Mitrovicë, ku dy persona janë shoqëruar në polici. Veriu.info mëson se një pronar i një kompanie ndërtimi...

Më shumëDetails

Shqiptarët planifikojnë ndërtimin e xhamisë milionëshe në Zvicër

Shqiptarët planifikojnë ndërtimin e xhamisë milionëshe në Zvicër
05/04/2026 - 22:41

Në qytetin St. Gallen po planifikohet ndërtimi i një xhamie të madhe nga komuniteti shqiptaro-islam, projekt që pritet të kushtojë deri në 15 milionë franga zvicerane. Sipas mediave...

Më shumëDetails

Çështja e presidentit, Kurti e Abdixhiku takohen nesër

Çështja e presidentit, Kurti e Abdixhiku takohen nesër
05/04/2026 - 22:25

Kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, do të takohen nesër për të diskutuar rreth çështjes së presidentit. Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive/Rasti “Fajdeja”: Më 25 maj nis gjykimi për Skender Bajramin, Isak Ademin, Avni Maxhuni e Kreshnik Dervishin

    Ekskluzive/Rasti “Fajdeja”: Më 25 maj nis gjykimi për Skender Bajramin, Isak Ademin, Avni Maxhuni e Kreshnik Dervishin

    157 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 39
  • Albulena Haxhiu bën ndryshimin e parë si u.d. presidente

    151 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Këto janë çmimet për një litër naftë dhe benzinë për ditën e sotme

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Konflikt për kontest pronësor në Mitrovicë, përfundojnë në polici ndërtuesi i banesave dhe qytetari

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Si e mashtroi CIA Iranin për të shpëtuar pilotin e avionit të rrëzuar në mal

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë