Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dyfishim të shtesave e pagë mesatare mbi 1 mijë euro në sektorin publik – zotimet e Kurtit për mandatin e ri

12/02/2026 - 09:00
në Kryesore, Lajme
A A
Dyfishim të shtesave e pagë mesatare mbi 1 mijë euro në sektorin publik – zotimet e Kurtit për mandatin e ri
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Albin Kurti e ka marrë dje mandatin e ri si Kryeministër i Kosovës. Ai ka bërë disa zotime për mandatin e ardhshëm, sidomos për ngritjen e të ardhurave të familjeve.

Ai ka deklaruar se gjatë mandatit të ri do të rris pagën mesatare në sektorin publik mbi 1 mijë euro, si dhe dyfishim të shtesave për fëmijë.

Gjatë paraqitjes së ekspozesë, Kurti tha se rritja do të vazhdojë në përputhje me rritjen e buxhetit dhe performancën ekonomike.

“Kjo rritje do të vazhdojë edhe mandatin që vjen në përputhje me rritjen e buxhetit dhe performancën ekonomike, duke ngritur pagën mesatare në sektorin publik mbi 1 mijë euro në muaj”, ka deklaruar Kurti.

Shtesat për fëmijë deklaroi se do të shkojnë në 90 euro, për çka tha se me këtë rritje Kosova do i lë prapa edhe disa vende të Bashkimit Evropian.

Premtoi edhe rritje të shtesave për nënat lehona.

“Shtesat për fëmijë janë sot 30-45 euro për fëmijë, ndërkaq mandatin e ardhshëm do t’i dyfishojmë ato. Pra nga zero sa i gjetëm në 45, dhe mandatin e radhës nga 45 në 90 euro për familjet me tre e më shumë fëmijë… Edhe shtesat për nënat e reja lehohnat do t’i rrisim nga 500 euro në muaj për gjashtë muaj”, deklaroi Kurti.

Përgjatë mandatit të kaluar, Kurti tha se si Qeveri kanë shtuar punësimin, me fokus rininë dhe gratë.

Ai bëri me dije se do të krijohet platforma “Superpuna” edhe për gratë.

“Kemi shtuar punësimin nga 350 mijë të punësuar në 430 mijë të punësuar, me fokus te rinia dhe gratë si dhe kemi arritur që të ardhurat e familjes të ngriten, duke rritur pagën minimale, pensionet, shtesat për fëmijë, por edhe pagat në sektorin publik, të cilat gjatë këtij mandati që po e përmbyllim tash kanë shënuar rritje mesatare prej 47%”, tha Kurti.

JU REKOMANDOJMË

Edhe Dr. Shpresa Nuraj e përfshirë në skandalin e injektimit ilegal të Botox-it dhe fillerëve – ISh për dikë “nënë” e për dikë “njerkë”, gjoba të pabarabarta për të njëjtat shkelje

Edhe Dr. Shpresa Nuraj e përfshirë në skandalin e injektimit ilegal të Botox-it dhe fillerëve – ISh për dikë “nënë” e për dikë “njerkë”, gjoba të pabarabarta për të njëjtat shkelje
29/03/2026 - 14:55

Në Kosovë, ndërhyrjet estetike si Botox dhe fillerët po përhapen me shpejtësi, por një pjesë e madhe e tyre ofrohet jashtë ligjit dhe pa mbikëqyrje profesionale. Injektimi i...

Më shumëDetails

Ekspozita për masakrat e luftës, Tahiri: Shteti ka dështuar, prej një skandali në tjetrin

Tahiri, Kurtit: Fenomeni më i dhimbshëm është emigrimi, rreth 130 mijë punëtorë e kanë lëshuar Kosovën
29/03/2026 - 14:42

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka cilësuar si dështim shtetëror rastin e ekspozitës për masakrat në Prishtinë, e cila u tërhoq pas raportimeve për...

Më shumëDetails

Gucati: Ekspozita ka qenë fyerje për ne, falënderoj Ramën për reagimin e shpejtë

Gucati: Ekspozita ka qenë fyerje për ne, falënderoj Ramën për reagimin e shpejtë
29/03/2026 - 14:19

Organizata e Veteranvëve të Luftës përmes një konference për media ka reaguar kundër ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999” që u shfaq së fundmi në Prishtinë.Ekspozita e cila mori...

Më shumëDetails

Rektori Hajrullahu figuron si kryetar i OJQ-së prapa ekspozitës që pasqyroi pasaktësisht Masakrat në Kosovë

Rektori Hajrullahu figuron si kryetar i OJQ-së prapa ekspozitës që pasqyroi pasaktësisht Masakrat në Kosovë
29/03/2026 - 14:08

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, vazhdon të figurojë si Kryetar i Bordit në faqen zyrtare të "Admovere" – një prej organizatave përgjegjëse për ekspozitën skandaloze që...

Më shumëDetails

Haradinaj: Trimat e UÇK-së në tokë dhe NATO në qiell, i dhanë fund synimit serb për shfarosje

Haradinaj: Trimat e UÇK-së në tokë dhe NATO në qiell, i dhanë fund synimit serb për shfarosje
29/03/2026 - 13:23

Ramush Haradinaj ka kujtuar 29 marsin e vitit 1999, duke nderuar viktimat e vrara në fshatrat Beleg e Irzniq të Deçanit dhe në Poterq të Klinës. Ai bëri...

Më shumëDetails

Sulm në një lokal në veri të Mitrovicës – e mitura mbyllet në tualet dhe shtyhet nga i dyshuari

Sulm në një lokal në veri të Mitrovicës – e mitura mbyllet në tualet dhe shtyhet nga i dyshuari
29/03/2026 - 13:10

Një incident shqetësues është regjistruar në Mitrovicën e Veriut, ku një e mitur dyshohet se është sulmuar brenda një lokali. Siç mëson Sinjali, ngjarja ka ndodhur në orët...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dy aeroplanë nga Turqia dhe ardhja e mundshme e Erdoganit në Kosovë, Agim Ademi sqaron gjithçka!

    Dy aeroplanë nga Turqia dhe ardhja e mundshme e Erdoganit në Kosovë, Agim Ademi sqaron gjithçka!

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Kompania e Fatmir Zymberit, JYSK mbështeti ekspozitën e Shkëlzen Gashit

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Operacioni “Epic Fury”: SHBA-ja godet objektiva strategjike në Iran

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • A e dini se me kë do të jetë në grup Kosova në Botërorin 2026, nëse e mposht Turqinë?

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urgjencën e Vushtrrisë

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë