Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dyshime për kurdisje të tenderit 2 milionësh nga Komuna e Fushë Kosovës për Caritas-in e Don Viktor Sopi

01/06/2025 - 16:12
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Dyshime për kurdisje të tenderit 2 milionësh nga Komuna e Fushë Kosovës për Caritas-in e Don Viktor Sopi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komuna e Fushë Kosovës që udhëheqet nga kryetari Burim Berisha është përfshirë në një ‘hallakamë’ tenderuese, për shkak të dyshimeve për favorizime për një tender të shpallur me emërtim ‘Ofrimin e shërbimeve shëndetësore , sociale, arsimore, ambientale dhe administratë e përgjithëshme’ në vlerë prej 1,913,400 euro, raporton Veriu.info.

Në nëntor 2024 Komuna e Fushë Kosovës kishte shpallur këtë tender, ku në specifikat e tij teknike thuhej se projekti ka për qëllim ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe sociale – përkujdesit social dhe shëndetësor shtëpiak dhe ambulantor përmes mbështetjes së personave ne nevojë të moshuarve që janë të lënë pas dore, të braktisur, dhe të lënduar; të cilët i takojnë grupit më të pafavorshëm në Kosovë.

Në kuadër të kësaj kontrate ishte paraparë të punësoheshin 120 persona, si në vijim: a) Mjek dhe stomatolog në total 15; b) Infermier, laborant, teknik në total 45; c) Për shërbime sociale për punë në QPS dhe institucione tjera në total 15; d) Staf edukativ, edukatore, moter edukatore, mësimdhënës, etj 15 persona dhe e) Mirëmbajtje, higjien. Shofer dhe logjistik në total 30.

Në këtë tender kishin ofertuar një kompani dhe një OJQ, KosovaMed Healthcare Sh.P.K. me çmim prej 1,406,700 euro dhe C.I.K (Caritas Kosova) me çmim prej 1,678,700 euro.

Përkundër që operatori ekonomik KosovaMed Healthcare Sh.P.K. kishte ofertuar me çmim 500 më të ulët se sa parashikimi që e kishte bërë zyra e prokurimit e Komunës së Fushë Kosovës, ky aktivitet i prokurimit ishte anuluar me pretendime për disa gabime në llogaritje të përqindjes së shkallës tatimore.

Burime të Veriu.info nga Komuna e Fushë Kosovës bëjnë të ditur se arsyeja e vërtetë e anulimit të këtij aktiviteti të prokurimit, është fakti se ofertues më çmim më të ulët ka dalë kompania KosovaMed Healthcare Sh.P.K., përderisa C.I.K (Caritas Kosova) ka dalë më çmim mbi 200 mijë më të lartë.

“Deri më tash këtë kontratë e ka pas ‘Caritas Kosova’, sepse e ka fitu në vitin 2022. Komuna po don me çdo kusht që të njëjtën me ia jep prapë Caritas-it dhe për këtë arsye e ka anulu që me i demotivu konkurentët tjerë dhe në shpalljen e ardhshme që u bo me 19 maj fitues të shpallet Caritas-i. Kjo sepse ka disa muaj që dhjetëra punëtor të Caritas-it janë t’u punu në QKMF pa paga, për shkak se kontrata e parë ka përfundu për shkak të shpenzimit të buxhetit të paraparë në kontratë”, ka thënë një burim i Veriu.info nga Komuna e Fushë Kosovës në kushte anonimiteti.

Veriu.info ka hulumtuar këtë rast dhe ka gjetur se C.I.K (Caritas Kosova) ka nënshkruar kontratë tre (3) vjeçare më Komunën e Fushë Kosovës për këto shërbime në fund të vitit 2022, por duke qenë se buxheti i paraparë për të është shpenzuar para kohë, shumë punëtorë që punojnë në kuadër të këtij projekti prej disa muajsh kanë mbetur pa paga dhe Komuna tashmë ka rishpallur tender të ri, në të cilin sipas burimeve të portalit po dëshirohet më çdo kusht të favorizohet C.I.K (Caritas Kosova).

Hulumtimi i Veriu.info ka zbuluar se bashkëpunimi në këtë fushë mes kryetarit të Komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha me C.I.K (Caritas Kosova), që i ka dhënë miliona euro kësaj të fundit nga buxheti komunal, datë rreth një dekadë më parë, pasi që këto dy autoritete kishin nënshkruar marrëveshje edhe në vitin 2015 në vlerë rreth 250 mijë euro.


Foto: Don Viktor Sopi (përfaqësues i autorizuar i ‘Caritas Kosova’) dhe Burim Berisha (kryetar i Fushë Kosovës)

JU REKOMANDOJMË

Tik Tak: Thirret seancë për ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit

Edhe propozimi i gjashtë i Listës Serbe, Branislav Nikoliq, dështon të zgjidhet nënkryetar!
05/03/2026 - 20:25

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar edhe zyrtarisht për mbajtjen e seancës rreth amandamenteve kushtetuese për zgjedhjen e presidentit nga populli. Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të...

Më shumëDetails

Takimi Osmani-Anu Prattipati, nga Presidenca japin detaje

Takimi Osmani-Anu Prattipati, nga Presidenca japin detaje
05/03/2026 - 20:06

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një takim me të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, znj. Anu Prattipati, gjatë të cilit u...

Më shumëDetails

Kush votoi pro e kush kundër ndryshimeve kushtetuse

Komisioni për Legjislacion i voton Vjosa Osmanit propozimet për ndryshim të Kushtetutës
05/03/2026 - 19:52

Me 6 vota për dhe 2 kundër Komisioni për Legjislacion i ka miratuar amandamentet kushtetuese të paraqitura nga presidentja Vjosa Osmani. Deri te votimi i këtyre amandamenteve është...

Më shumëDetails

Cakolli: Nëse amendamentet miratohen në këto rrethana nuk mund të ketë zgjedhje presidenciale

Cakolli: Ndarja e 100 eurove për studentët bie ndesh me ligjin, cenon edhe garën e barabartë zgjedhore
05/03/2026 - 19:45

Eugen Cakolli në lidhje me votimin e Presidentit direkt nga populli, ka thnë se kjo ide mund të jetë pjesë e një debati serioz për reformën kushtetuese. Por,...

Më shumëDetails

Komisioni për Legjislacion i voton Vjosa Osmanit propozimet për ndryshim të Kushtetutës

Komisioni për Legjislacion i voton Vjosa Osmanit propozimet për ndryshim të Kushtetutës
05/03/2026 - 19:24

Vetëvendosja me 6 vota “për” votoi që të shkojnë në Kuvend të Kosovës amandamentet kushtetuese të 2011-ës për ndryshim të mënyrës së zgjedhjes së Presidentit të Kosovës. Ndërsa...

Më shumëDetails

Gazetari Kelmendi ironizon për propozimin që populli ta zgjedh presidentin, e quan sezon të ri të serialit

“Vota kushton 110 euro”/ Kelmendi: Kjo veç rritje rrogash nuk është, transaksion i dobët biznesor
05/03/2026 - 19:00

Gazetari dhe autori i emisionit Rubikon në Klan Kosova, Adriatik Kelmendi, ka reaguar për propozimin për amendamentime që të mundësohet zgjedhja e Presidentit direkt nga populli. Kelmendi ka...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dalin pamjet: Momenti kur Burim Pacolli sulmohet nga Mossi me shokë

    Dalin pamjet: Momenti kur Burim Pacolli sulmohet nga Mossi me shokë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Kurti i tha Osmanit “hajde shkojmë në këtë formacion dhe më pas e lëmë opozitën fajtore”

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • KosovaMed vazhdon misionin humanitar me donacione për QKMF Obiliq dhe QKMF Viti

    79 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • A do të ketë listë “Shpresa” nga Vjosa Osmani? Sqaron këshilltarja Meliza Haradinaj

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20
  • Lladrovci reagon me një barcoletë për situatën politike

    78 Shpërndaje
    Shpërndaje 31 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë