Rinumërimi i votave po vazhdon edhe sot në QNR.
Në komunën e Podujevës ka nisur përsëri ky proces ku nga 110 vendvotime deri më tani janë numëruar 65 sosh, raporton Insajderi.
Nga kandidatët për deputet të Lëvizjes Vetëvendosje, më së shumti vota të keqpërdorura ka Ejup Maqedonci i cili aktualisht është edhe ministër i Mbrojtjes në detyrë.
Pas tij, për heqje të votave renditet Vendenis Lahu, Adelina Stublla e Fitim Haziri.
Vlen të theksohet se deri më tani në Kosovë janë arrestuar dhjetëra persona nën dyshimet për keqpërdorim dhe manipulim të votave.
Lista e kandidatëve të VV-së me më së shumti vota minus:
Ejup Maqedonci -409
Vendenis Lahu -389
Adelina Stublla -238
Fitim Haziri -96
Albin Kurti -94
Drita Pajaziti -81.














