Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dyshime të forta për konflikt interesi në UP, u.d. i Sekretarit anuloi konkursin në të cilin ishte vet në garë dhe dështoi

04/11/2025 - 18:36
në Lajme
A A
Dyshime të forta për konflikt interesi në UP, u.d. i Sekretarit anuloi konkursin në të cilin ishte vet në garë dhe dështoi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një proces rekrutimi për pozitat e zyrtarëve administrativë në Universitetin e Prishtinës, i nisur në fund të qershorit 2025, kishte arritur pothuajse në fazën përfundimtare. Në mesin e dhjetëra aplikantëve për më shumë se 20 pozita të shpallura, ndodhej edhe Safet Thaçi, zyrtar ligjor në po këtë universitet. Konkursi kishte përfshirë tri faza: verifikimin e dokumentacionit, testimin me shkrim dhe intervistën me gojë.

Sipas dokumenteve që ka siguruar Gazeta Online Reporteri.net, Thaçi kishte kaluar me sukses dy fazat e para, por kishte dështuar në fazën e tretë – intervistën me gojë.

Në konkursin për pozitën e Sekretarit të Fakultetit Filozofik, ai nuk ishte përzgjedhur; pozita iu besua një kandidati tjetër.

Megjithatë, zhvillimet që pasuan brenda Universitetit e bënë këtë rast edhe më të pazakontë.

Në fund të shtatorit 2025, Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës, i udhëhequr nga Altin Sahiti, u mblodh sërish, edhe pse Sahiti kishte dhënë dorëheqje më 20 korrik 2025 – dorëheqje që, sipas Ligjit për Zyrtarët Publikë, duhej të hynte në fuqi një muaj më vonë, më 20 gusht.

Në atë mbledhje, Këshilli mori një vendim: Safet Thaçi u emërua ushtrues detyre i Sekretarit të Universitetit të Prishtinës – një nga pozitat më të rëndësishme për drejtimin administrativ dhe ligjor të institucionit. Thaçi do ta mbajë këtë pozitë për tre muaj, nga data 01.10.2025 deri më 31.12.2025.

Ky emërim u bë në mënyrë të hapur, ndonëse neni 20 i Rregullores për Punën e Këshillit Drejtues të UP-së parashikon votim të fshehtë për vendime të tilla.

Kështu, nga një aplikant i pasuksesshëm për një pozitë fakulteti, Thaçi u ngjit në pozitën më të lartë administrative të gjithë Universitetit.

Vetëm pak ditë pas marrjes së detyrës, sipas dokumenteve të siguruara nga gazeta online Reporteri.net, një nga vendimet e para të tij – në mos i pari – ishte anulimi i konkursit për pozitat administrative, të njëjtin konkurs ku ai vetë kishte qenë kandidat.

Në arsyetim të vendimit thuhet se procedura e rekrutimit ka tejkaluar afatin ligjor prej 90 ditësh të përcaktuar në Rregulloren për organizimin e brendshëm, sistematizimin dhe klasifikimin e vendeve të punës, çka ka detyruar anulimin e procesit në përputhje me nenet 179 dhe 182 të Statutit të UP-së.

Për të sqaruar rrethanat e këtij vendimi dhe për të kuptuar procedurën e emërimit të tij, Reporteri.net i është drejtuar me pyetje zyrtare Safet Thaçit. Redaksia ka kërkuar sqarime mbi: arsyet e anulimit të konkursit, kohën dhe mënyrën e emërimit të tij si ushtrues detyre, nëse është kërkuar opinion nga Zyra Ligjore ose Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) për shmangien e konfliktit të mundshëm të interesit, si dhe nëse Thaçi ka bërë vetë-deklarim për konflikt interesi, në përputhje me Ligjin Nr. 06/L-011 për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik.

Deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, u.d. Sekretari Thaçi e as UP-ja nuk kanë kthyer përgjigje në pyetjet e mediumit.

Pyetje janë dërguar edhe në adresë të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, për të marrë interpretim nëse një vendimmarrje e tillë mund të konsiderohet rast i konfliktit të interesit, duke qenë se zyrtari në fjalë ka qenë pjesë e procesit që më vonë e ka anuluar. Deri tani, Agjencia nuk ka dhënë përgjigje.

Ligji Nr. 06/L-011 përcakton qartë se çdo zyrtar publik është i detyrueshëm të shmanget nga çdo vendimmarrje ku ka interes personal apo profesional.

Sipas nenit 11 të ligjit, “zyrtari publik duhet të përmbahet nga marrja pjesë në vendimmarrje kur interesi privat mund të ndikojë ose shihet se ndikon në ushtrimin e detyrës publike”, ndërsa neni 12 ndalon “çdo pjesëmarrje në vendime që lidhen me çështje ku zyrtari ose persona të afërt të tij kanë interes personal”.

Këto dispozita janë baza ligjore mbi të cilat Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit shqyrton rastet e mundshme të konfliktit të interesit në institucionet publike.

JU REKOMANDOJMË

Osmani e çon ne vend kërkesën e Kurtit,  ia jep mandatin Konjufcës për ta formuar Qeverinë
Kryesore

A do të rikandidojë për presidente? Përgjigjet Vjosa Osmani

04/11/2025 - 20:36
Osmani: Deputetët ta kenë parasysh formimin e qeverisë, është në interes të shtetit
Lajme

Osmani: Deputetët ta kenë parasysh formimin e qeverisë, është në interes të shtetit

04/11/2025 - 20:28
Cakolli: Ndarja e 100 eurove për studentët bie ndesh me ligjin, cenon edhe garën e barabartë zgjedhore
Lajme

Cakolli Presidentes pasi mandatoi Konjufcën: Çka nëse partitë ‘opozitare’ publikojnë dëshmi se i kanë 61 nënshkrime

04/11/2025 - 20:14
Osmani e çon ne vend kërkesën e Kurtit,  ia jep mandatin Konjufcës për ta formuar Qeverinë
Kryesore

Osmani: Verdiktin final nëse i mandatuari i ka votat e nevojshme, e japin 120 deputetët e Kuvendit

04/11/2025 - 19:56
Haxhi Avdyli e “garanton” Hykmete Bajramin se Vjosa Osmani nuk kthehet në LDK, flet edhe për xhelozi
Lajme

Haxhi Avdyli e “garanton” Hykmete Bajramin se Vjosa Osmani nuk kthehet në LDK, flet edhe për xhelozi

04/11/2025 - 19:43
Osmani e çon ne vend kërkesën e Kurtit,  ia jep mandatin Konjufcës për ta formuar Qeverinë
Kryesore

Osmani e çon ne vend kërkesën e Kurtit, ia jep mandatin Konjufcës për ta formuar Qeverinë

04/11/2025 - 19:38

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Përplasja Bajrami-Osmani, deputetja i tha se i ka dyert e mbyllura në LDK, Osmani i çoi fjalë se mund t’ia dëmtojë ende partinë

    Përplasja Bajrami-Osmani, deputetja i tha se i ka dyert e mbyllura në LDK, Osmani i çoi fjalë se mund t’ia dëmtojë ende partinë

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Lajmërohet pas disa muajsh Mefail Shkodra në arrati: Do të dorëzohem në Polici me djemtë

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • LAJMI I FUNDIT: Dyshohet se grupe serbe kanë ndërhyrë në rrjetin e Policisë së Kosovës në Jarinjë

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Ish zv/ministri Radomiroviq thotë se ishte dëshmitar i rastit të rrëmbimit të serbit në kufi: “E bëri grupi i Milan Radoiçiqit”

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • LAJMI I FUNDIT: Kurti shkon në takim te Vjosa Osmani

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë