Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dyshimet për dallavere me vota në Mitrovicë: PDK-ja kërkon që të ketë rivotim

11/11/2025 - 12:26
në Kryesore, Lajme
A A
Gruda: Haxhiu e Kurti të mbajnë përgjegjësi për dështimin e reformave në drejtësi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar që në Mitrovicë të ketë rivotim.

Deputeti Përparim Gruda deklaroi se fletëvotimet janë bartur nga një klasë në tjetrën.

“Jam këtu për të shprehur shqetësimet e PDK-së, lidhur me dyshimet për cenimin e procesit zgjedhor në komunën e Mitrovicës. Procesi është shoqëruar me ndikim te votuesit, presion të madh. Kjo është vërejt edhe në ditën e votimit kur gjithë kabineti qeveritar ka qëndruar në Mitrovicë. Gjatë ditës së djeshme komisionerët tanë kanë vërejtur parregullësi të rënda, fletëvotimet e një klase janë gjetur në klasë tjetër, pra ka pasur bartje nga një klasë në klasën tjetër, e nga një shkollë në shkollën tjetër. Komisionerët e PDK-së kanë alarmuar organet e rendit dhe të drejtësisë, dy përfaqësuesit tanë në KQZ, kanë dalur në vendin e ngjarjes. Si pasojë, procesi i numërimit është ndërprerë. Bartja e fletëvotimeve nga një vend në vendin tjetër, nga një shkollë në tjetrën, nuk ka guxuar të ndodhë sepse kjo bie ndesh qartazi me Ligjin për Zgjedhjet”, tha Gruda, raporton Nacionale.

Ai përmendi disa prej rasteve ku pati dallavere.

“Kodi që ndodhet në fletëvotime shërben si element identifikues, si mekanizëm sigurie për të parandaluar bartjen e fletëvotimeve nga një klasë në klasën tjetër. Ky kod është element themelor i integritetit zgjedhor që mbron vullnetin qytetar nga keqpërdorimi, prandaj çështja e kodit nuk është çështje teknike, por çështje thelbësore, ligjore e përmbajtësore që ndikon drejtpërdrejt në sigurinë e votës dhe legjitimitetin e procesit zgjedhor. Rastet konkrete me këtë parregullësi janë si në vijim: në Shollën Avdullah Shabani janë gjetur tri fletëvotime të klasës tjetër, në klasën tjetër në shkollën Avdullah Shabani është gjetur fletëvotim i shkollës Migjeni, e në shkollën Migjeni është gjetur fletëvotim i një klase tjetër. Ka fletëvotime të shumta që janë bartur”, tha Gruda më tutje.

Gruda përmendi se si Mitrovica kishte shkuar në rivotim në vitin 2011. Andaj, ai theksoi se edhe tash duhet të ketë rivotim.

“Mitrovica është e vetmja komunë me dalje më të madhe se në rundin e parë, ju e dini që në vitin 2011, Mitrovica ka dështuar në rivotim, për shkak të dështimit të baterive. Këtë herë dështimi i KQZ-së është edhe më i madh, më serioz, e absolutisht ndikues në procesin zgjedhor. Të gjitha këto janë shkelje të qarta të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe ngren dyshime të bazuara për lëndim të procesit zgjedhor, dhe aktivzim të trenit bullgar, mekanizëm që mundëson blerjen e votës. Për ta vënë në funksion atë mekanizëm mjafton një fletëvotim, në këtë rast ka disa fletëvotime që janë gjetur. PDK-ja përveç denoncimeve të bëra dhe fakteve pranë organit të rendit, sot do të dorëzojë ankesë në PZAP, të cilit do t’ia bashkangjes të gjitha provat relevante nga ky manipulim, deklaratat e komisionerëve, dhe kërkojmë që kamerat të administrohen si prova pranë Prokurorisë”, tha Gruda.

“PDK vlerëson se integriteti i procesit zgjedhor në Mitrovicë është cenuar rëndë. Janë shkelur ligji për Zgjedhjet dhe standardet e Venecias. Në këto kushte më lejoni të paraqes kërkesat e PDK-së: ne kërkojmë që Mitrovica të shkojë menjëherë në rivotim, sepse janë disa shkelje të evidentuara. Vetëm një proces i drejtë dhe i pastër mund të garantojë legjitimitetin në këtë proces. PDK-ja siguron qytetarët e Kosovës se do të ndjek çdo rrugë ligjore që të garantojë qe e vërteta të dale në dritë, dhe çdo aktor që ka marrë pjesë në këtë manipulim të jap përgjegjësi”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

“Po largohem, mos më kërkoni”- Zhduket 14 vjeçarja, policia në kërkim të saj!

“Po largohem, mos më kërkoni”- Zhduket 14 vjeçarja, policia në kërkim të saj!
18/03/2026 - 18:11

Një vajzë 14-vjeçare, nxënëse e shkollës Shkolls “Qemal Mici”, është larguar nga banesa e saj në Durrës në orët e para të mëngjesit. Sipas deklaratave të nënës, e...

Më shumëDetails

I akuzuari për sulmin në Banjskë pranon se kishte numrin e Milan Radoiçiqit, mohon çdo kontakt me të

I akuzuari për sulmin në Banjskë pranon se kishte numrin e Milan Radoiçiqit, mohon çdo kontakt me të
18/03/2026 - 17:36

Dushan Maksimoviq, i akuzuar për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, ka pranuar se në telefonin e tij është gjetur numri i Milan Radoiçiqit, por ka theksuar se...

Më shumëDetails

Arianit Sllamniku lihet në liri, i ndërpritet edhe masa e arrestit shtëpiak

Arianit Sllamniku lihet në liri, i ndërpritet edhe masa e arrestit shtëpiak
18/03/2026 - 17:10

Arianit Sllamniku është lënë në liri.Kjo është bërë e ditur nga Prokuroria Themelore në Gjilan, e cila ka njoftuar se hetimet mbi Sllamnikun janë duke vazhduar, por të...

Më shumëDetails

Tri zyrtaret që dyshohen se ndryshuan pronësinë kompanisë në vlerë prej 50 mijë euro, Prokuroria merr vendim për to

Tri zyrtaret që dyshohen se ndryshuan pronësinë kompanisë në vlerë prej 50 mijë euro, Prokuroria merr vendim për to
18/03/2026 - 16:39

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se ka përfunduar aksioni në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve.Në njoftim, po ashtu shtohet se, lidhur me këtë aksion, ekziston dyshimi i...

Më shumëDetails

Familja Kuzhnini në kërkim për fajde (EMRAT)

Familja Kuzhnini në kërkim për fajde (EMRAT)
18/03/2026 - 16:34

Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim katër persona si të dyshuar për përfshirje në aktivitete kriminale. Personat e kërkuar janë pjesëtarë të  familjes Kuzhini,Bruno, Gjon, dhe Elson...

Më shumëDetails

Haradinaj: Kurti nuk është më premtim, Kosova me të humbi shumë

Haradinaj kritikon Kurtin: Më pro-rus e pro-serb sesa Vuçiqi dhe Vulini
18/03/2026 - 16:24

Deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj ka kritikuar fort kryeministrin Albin Kurti për të cilin ka thënë se më nuk është premtim dhe se Kosova gjatë qeverisjes së tij...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    Impakti Veriu.info/ Arrestohet polici Fatmir Uka dhe katër policë suspendohen, dyshohen për përvetësim të 30 mijë euro cigare

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Emergjenca e Spitalit të Vushtrrisë bën mrekullinë: Kthen në jetë fëmiun që arriti aty pa shenja jete

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Ja kush janë kolegët e suspenduar të policit të arrestuar për përvetësim në detyrë (Emrat)

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Përurohet stacioni i ri autobusëve, hap i ri për identitetin urban të Skenderajt

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Pamje ekskluzive: Polici special shan dhe kërcënon me allti qytetarin, akuzohet edhe se vodhi cigare të destinuara për terminalin doganor

    215 Shpërndaje
    Shpërndaje 86 Tweet 54

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë