14 persona janë intervistuar nga Policia në Gjilan nën dyshimin për falsifikim të rezultateve të votimit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Zëdhënësi i policisë në Gjilan, Ismet Hashani tha se të dyshuarit jane liruar në procedurë të rregullt.
“Janë intervistuar 14 persona dhe varësisht nga të gjeturat, Policia Rajonale e Hetimeve me koordinim të ngushtë me Prokurorinë e Shtetit do të vazhdojë edhe intervistimin e personave të tjerë. Të gjtë personat e intervistuar me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, tha Hashani.












