Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dyshimet se pllakat nuk janë bash “italiane” siç i kërkonte Komuna e Prishtinës – Kompania ua fsheh ambalazhin “Made in Kosova”, i vë në qese

03/08/2025 - 16:57
në Lajme
A A
Dyshimet se pllakat nuk janë bash “italiane” siç i kërkonte Komuna e Prishtinës – Kompania ua fsheh ambalazhin “Made in Kosova”, i vë në qese
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kompania që ka fituar kontratën për shndërrimin në shesh të rrugës “Rexhep Luci” në Komunën e Prishtinës, Flamuri V, ka shtuar dyshimet me një veprim që ka bërë pas raportimeve për mospërputhje të pllakave “travertinë italiane”, siç kërkohej në specifikat e dosjes së tenderit nga komuna e udhëhequr nga Përparim Rama. Ata kanë larguar pllakat nga qeset që tregonin se pllakat janë marrë nga “Fabrika e Gurit” në Malishevë.

Në kontratën për “Rekonstruimin e rrugës Rexhep Luci dhe Qamil Hoxha”, janë parashikuar 3,758 metra katrorë pllaka “Travertinë Italiane” me vlerë prej rreth 244,000 euro, vetëm për rrugën “Rexhep Luci”.

Në kërkesat specifike të dosjes së tenderit kërkojnë që origjina e tyre të jetë nga vendet e Bashkimit Evropian.

Sidoqoftë, pak ditë më parë, mediumi Demokracia ka publikuar disa fotografi që tregojnë paketimet e pllakave të magazinuara në hapësirat e punishtes, ku shfaqet etiketimi “Fabrika e gurit” nga Kijeva e Malishevës, me përshkrimin “Made in Kosova”, duke ngritur dyshime për përputhshmërinë e materialeve të përdorura.

Ani pse në to shkruan edhe ‘travertin” prodhuesi shkruan që është Kosova, dhe nuk dihet asgjë për origjinën.

Lidhur me këtë, Gazeta Insajderi ka kontaktuar kompaninë kontraktuese, Flamuri V Sh.P.K për ta pyetur nëse pllakat që po shtrohen në rrugën që po destinohet të shndërrohet në shesh janë në përputhje me kërkesat specifike të dosjes së tenderit. Ata në një përgjigje për mediumin kanë thënë se janë në përputhshmëri të plotë me atë që po kërkon Komuna e Prishtinës dhe se kjo e fundit i ka inspektuar ato.

“Ju njoftojmë që produkti i cili përdoret në këtë projekt është në përputhje të plotë me specifikat teknike të kontratës. Si dhe ju njoftojmë se inspektimet e materialeve dhe punimeve bëhen në mënyrë të vazhdushme nga A.K“, thuhet në përgjigjen e Flamuri V SH.P.K.

Gazeta Insajderi për të njëjtën çështje ka provuar tash e një javë të marr një përgjigje nga Kouna e Prishtinës, por e njëjta s’është përgjigjur në pyetjet e mediumit.

Përkundër përgjigjes së kompanisë, një veprim që kanë bërë nga kjo kompani që po punon në rrugën “Rexhep Luci” ka shtuar më tej dyshimet. Insajderi ka inspektuar atë pjesë, ku ka vërejtur se pllakat në fjalë janë vendosur në disa qese të ambalazhuara me emrin e firmës fituese të tenderit:

Punime të vonuara apo në kohë?

Kompania Flamuri V SH.P.K parashihej që këtë rrugë ta kryente përbrenda 120 ditëve pune. Punimet në rrugën “Rexhep Luci” kanë nisur nga nëntori i vitit të kaluar, teksa nga kjo firmë kanë insistuar për Insajderin para një jave se s’ka arritur as tek dita e 100-të.

“Ju njoftojmë kompania “Flamuri V” Sh.P.K. që nga momenti i nënshkrimit të kontratës me Komunën e Prishtinës, ka ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme për të realizuar projektin në përputhje të plotë me kontratën e nënshkruar. Ne jemi brenda planit dinamik dhe ende nuk kanë kaluar 120 ditë punë nga kontrata bazë. Aktualisht nuk kemi arritur as te dita e 100 e punimeve. Ky fakt mund të argumentohet lehtësisht përmes dokumenteve teknike te projektit“, thuhet në përgjigjen e dhënë para një jave nga firma fituese e tenderit.

Bizneset të cilat janë prekur si shkak i ndërtimit të kësaj rruge në kushte anonimiteti kanë deklaruar për Gazetën Insajderi se nga kjo kompani ishin zotuar se punimet do t’i përfundonin në mars të këtij viti.

Në adresë të mediumit po ashtu kanë ardhur pamje që kanë ngritur shqetësimin për shëndetin publik që po cenohet në atë rrugë. Po ashtu, siç shihet nga punimet po pluhuroset edhe inventari i gastronomisë dhe objekteve përreth.

Kritikat e mëhershme për kompaninë fituese

Kritika të shumta shoqëruar kompaninë për realizimin e punimeve në rrugën “Xhavit Ahmeti” e njohur si “Bledi”, ku u theksuan moskryerja e punimeve, vonesat e afateve dhe neglizhenca në realizimin e projektit.

Kontrata për “Ndërtimin e rrugës Xhavit Ahmeti” ishte lidhur më 11 janar të 2024-ës, mes autoritetit kontraktues Komunës së Prishtinës dhe grupit të operatorëve ekonomik: Flamuri V SH.P.K, Benita Company, dhe AAB Construction SH.P.K, të përfaqësuar nga Vllaznim Mazreku, drejtor i këtij grupi.

Komuna e Prishtinës kishte ndarë shumën prej 383,054.20 euro (treqind e tridhjetë e tre mijë e pesëdhjetë e katër euro e 20 cent) për realizimin e këtij projekti.

Megjithatë, vetëm pak kohë pas nënshkrimit të kontratës, kompania “Flamuri V”, me pronar Vllaznim Mazrekun, u shpërblye gjithashtu me një tender tjetër nga komuna e Prishtinës. Pavarësisht se banorët e lagjes “Xhavit Ahmeti” mbeten të pakënaqur me cilësinë e punimeve, ose më saktë, me mungesën e përfundimit të tyre nga ky operator ekonomik.

Sipas kontratës fillestare, punimet në këtë rrugë ishin parashikuar të përfundonin brenda tre muajve, por kishte kaluar gati një vit dhe ende vazhdonin punimet në këtë lagje.

Biznesmeni Mazreku është dënuar me tre mijë euro gjobë dhe dënimin plotësues nga Gjykata Themelore në Gjakovë në një rast ku akuzohej për mashtrim në prokurimin publik.

Mazreku ngarkohej se si drejtor i kompanisë “Flamuri Sh.p.k”, kishte rregullat e prokurimit publik, ashtu që me qëllim të mashtrimit në prokurim publik kishte përdorur dokumentacionin e një personi tjetër, në mënyrë që të ndikonte në vendimin e Komunës së Malishevës në lidhje me një tender të lëshuar nga kjo e fundit.

Në aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë thuhej se Vllaznim Mazreku, në periudhën kohore gjatë muajit nëntor të vitit 2020, në cilësi të drejtorit të kompanisë “Flamuri Sh.p.k”, me seli në Malishevë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm, me vetëdije ka shkelur rregullat e prokurimit gjatë një oferte për dhënien e kontratës së prokurimit, duke paraqitur dokumentacione të rreme, me qëllim të mashtrimit në procedurat e prokurimit publik të ndikimit në vendimin e autoritetit kontraktues, Komunës së Malishevës.

Tutje sipas aktakuzës, ai këtë e ka bërë në atë mënyrë që në tenderin “Asfaltimi i rrugëve të fshatrave të komunës së Malishevës, Loti-1, Bellanicë, Ngucat, Balincë, Bubel dhe Loti-2 Carrallukë, Turjakë dhe Burim”, pa dijeni dhe pa autorizimin e tij ka përdorur dokumentacionin e Arbnor Hetemit, inxhinier i hidroteknikës, si kontratë mbi projektin, listë e stafit profesional, CV, kopjen e diplomës master, autorizimin për këtë projekt, edhe pse nuk ishte pjesë e kompanisë tenderuese “Flamuri Sh.P.K”./Insajderi/Veriu.info

JU REKOMANDOJMË

Policia sekuestron dy armë zjarri në një aheng familjar në Rahovec
Lajme

Plumbi qorr përfundon në ballkonin e një banese në Mitrovicë – banori alarmon Policinë pas kthimit nga puna

04/08/2025 - 08:36
“Jo me e kap burrin për dore e me shku në sfilata”, Artan Behrami thotë se Presidentja duhet të reagojë ndaj bojkotit që LVV po i bën Kuvendit
Lajme

Behrami: Osmani, Kurti e Gërvalla po heshtin pas fyerjes ndaj shqiptarëve në Kumanovë

04/08/2025 - 08:22
Moti sot me diell dhe me vranësira
Lajme

Rrebeshje dhe ulje temperaturash – sot pritet mot i paqëndrueshëm

04/08/2025 - 08:10
Serbët paralajmërojnë bllokimin e rrugëve në drejtim të Kurshumlisë çdo të hënë nga tre orë
Kryesore

Mëngjes i qetë nëpër pikat kufitare, kaq po pritet për të hyrë në Kosovë

04/08/2025 - 08:00
Arian Tahiri takon banorët e Rashanit: Rrugët do të asfaltohen, uji i pijshëm do të zgjidhet
Kryesore

Arian Tahiri takon banorët e Rashanit: Rrugët do të asfaltohen, uji i pijshëm do të zgjidhet

03/08/2025 - 23:17
KDI: 5 mijë mungesa të deputetëve në këtë legjislaturë dhe 32 ligje të kontestuara në Gjykatën Kushtetuese
Kryesore

Zyrtari i FES’it: Kushtetuesja pritet t’i sqarojë pasojat e moskonstituimit të Kuvendit dhe hapat drejt tij

03/08/2025 - 22:53

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Fermerët ankohen për vonesën në subvencione, Ministria e Bujqësisë jep detaje

    Fermerët ankohen për vonesën në subvencione, Ministria e Bujqësisë jep detaje

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Kryeziu akuzon Enver Hasanin: Je fajtori kryesor pse Republika ka këtë paqartësi të paprecedentë juridike

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Avokati Koci nis një seri të postimeve për ekonominë në Kosovë, pas debatit me Hekuran Muratin

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Djali u raportua i zhdukur nga familja – 19-vjeçari nga Samadrexha del se ndodhej në ndalim për trafikim me njerëz

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Stuhira dhe rënie e temperaturave: Parashikimi i motit të hënën

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë