Sergio Ramos është përjashtuar me karton të kuq nga ndeshja.
Paris Saint-Germaini është duke luajtur në udhëtim te Reimsi, në kuadër të javës së dhjetë në Ligue 1, shkruan Gazeta Express.
Parisienët kanë mbetur me një lojtar më pak që nga minuta e 41-të, pasi nga loja u përjashtua Ramos.
36-vjeçari mori dy kartonë brenda një minute.
Ende nuk është e qartë pse gjyqtari e ndëshkoi me dy kartonë Ramosin, i cili nuk bëri ndonjë ndërhyrje të palejuar, përveçse protestoi ndaj gjyqtarit.
Spanjolli fillimisht u ndëshkua me karton të verdhë, pastaj me të kuq.













