I hipën aeroplanit e dashura e Klodit, por çfarë pritet të ndodhë sonte në prapaskenat e finales së madhe?
Vetëm pak ditë më parë, Alice Maselli theu heshtjen në një video live, duke rrëfyer se ishte përballur me një vërshim të jashtëzakonshëm komentesh nga ndjekësit gjatë javëve të fundit.
Ky presion e detyroi atë të fliste hapur për atë që të gjithë po prisnin: dinamikën mes Klodit dhe Elijonës. Gjatë atij komunikimi, Alice theksoi se beson te miqësia e pastër mes një djali dhe një vajze, duke u shprehur indirekt e pashqetësuar për afrimitetin e tyre në ekran.
Madje, kur u pyet me ngulm nëse do të vinte në natën finale për të mbështetur partnerin, ajo e preu shkurt duke deklaruar se nuk e kishte të mundur të ishte në Prishtinë. Por, pikërisht sot, kur rrugëtimi prej 103 ditësh përfundon, ajo ka surprizuar të gjithë duke u shfaqur që në mëngjes në aeroplan.
Dhe Alice ka aterruar në Tiranë për t’u nisur direkt drejt Prishtinës dhe jo vetëm. Vëzhgimet e Prive By Liberta Spahiu tregojnë se ajo po shoqërohet nga nëna e saj, zonja Sabina Stilo.
Plani si duket është për të qëndruar në prapaskenë pa u bërë pjesë e spektaklit live, ose ndoshta edhe për opsionin e dytë, sado që Alice ka një qasje tejet strikte për imazhin e saj dhe paraqitjet publike.
Tani pikëpyetja e madhe mbetet: a do t’i kërkojë ajo llogari Klodit larg kamerave për çfarë ka ndodhur brenda shtëpisë me Elijonën? A ka qenë vërtet e pakënaqur me atë që ka parë, dhe si do të vazhdojë marrëdhënia e tyre në botën reale? Mbetet të shihet në ditët në vijim.














