Një aksident i rëndë ndodhi sot në aksin rrugor të fshatit Domorovc-Hodonovc, nëë Ranillug, ku fatkeqësisht humbën jetën dy vajza. Vdekja e tyre tashmë është konfirmuar, ndërsa një vajzë tjetër ka mbetur e lënduar dhe po trajtohet në spital, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se dy nga vajzat që ndodheshin në veturë në momentin e aksidentit janë motra nga familja Basha.
Sinjali ka mësuar se njëra prej tyre vdiq në këtë aksident dhe ajo është Arbnora Basha.
Basha dhe viktima tjetër nuk mundën të iu bëjnë ballë plagëve që morën dhe humbën jetën, ndërsa motra e Arbnorës ndodhet në spital.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Gjilan.